Lajme
Nis ndërtimi i “Arenës Kombëtare”, stadiumit modern shqiptar
Ndërtimi i stadiumit i është dhënë kompanisë “Albstar”, e cila ka marrëveshje me Federatën Kombëtare të Futbollit, që pas dy vitesh, kjo shtëpi të jetë e përfunduar
Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë kanë prezantuar projektin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, që do të ndërtohet në Tiranë, në vendin ku është “Qemal Stafa”. Stadiumi do të jetë ndër më moderni në rajon, dhe do t’i përmbushë nevojat e kombëtares shqipatre.
Ky stadium do të kushtojë më shumë se 50 milionë euro, ndërsa siç tha kryeministri Edi Rma, do të jetë i hapur shtatë ditë në javë. Ndërtimi i stadiumit i është dhënë për ndërtim kompanisë “Albstar”, e cila ka marrëveshje me Federatën Kombëtare që, pas dy vjetësh kjo shtëpi të jetë e përfunduar.
“Edhe ato fusha që trashëguam nga sistemi komunist, i shkatërruam dhe ndërtuam pallate. Ky do të jetë i vetmi stadium ku Kombëtarja do të zhvillojë ndeshjet e saj ndërkombëtare dhe si i tillë është një kartvizitë kundrejt miqve që na vijnë në shtëpi”, tha Armand Duka, president i FSHF-së.
Pasi ka theksuar rëndësinë e sportit, kryeministri Edi Rama ka pohuar se kryeqyteti shqiptar do të ketë vetëm përfitime nga ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar.
“Arena Kombëtare do të ketë një ndikim të rëndësishëm për ekonominë e qytetit, pasi nuk do të jetë vetëm një stadium, por një hapësirë e gjallë që do të funksionojë përditë. As qeveria dhe as FSHF-ja nuk do të shpenzojnë asgjë për këtë stadium. Do të jetë një partneritet publik-privat. Do të sjellim në kryeqytet një investim prej 50 milionë eurosh”, tha Rama.
Kryeministri nënvizoi se investimet në sport nuk i japin frutet menjëherë dhe u deshën shumë vite që të jepej një frut, ku askush nuk e kishte imagjinuar që Shqipëria të ishte në finalen e Evropianit. Ai deklaroi se qeveria do japë mbështetje ndaj FSHF dhe federatave të sporteve të tjera.
“Ndërsa në këtë mënyrë investimin e bën një kompani private, ndërsa stadiumi është një pasuri publike, ndërkohë që investitori do të nxjerrë fitimet e veta, siç ndodh në gjithë Evropën. Sot nuk ndërtohen më stadiume për një ditë, por ndërtohen stadiume për shtatë ditë dhe shtatë net të javës”, tha në mbyllje Edi Rama.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










