Lajme
Arrihet marrëveshje për transportin e mallrave të rrezikshme
Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së kanë arritur marrëveshjen për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR
Pas një bllokade më shumë se një muajsh, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR. Marrëveshja është arritur në kuadër të dialogut në Bruksel.
Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm për të dyja vendet. Kurse si rezultat, siç ka thënë ajo, erdhi vetëm pasi që Kosova vendosi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Me marrëveshje, të dyja shtetet janë pajtuar për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, sipas konventës së Kombeve të Bashkuara dhe të standardeve ndërkombëtare për transportin e mallrave të rrezikshme.
“Kjo marrëveshje hyn në fuqi më 25 prill dhe në momentin që hyn në fuqi atëherë edhe ne do t’i heqim masat e reciprocitetit që i kemi vendosur në fund të marsit. Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë në fushën e transportit të mallrave të rrezikshme”, ka deklaruar Tahiri, citon REL.
Në bisedimet e djeshme, që zgjatën më shumë se 18 orësh është biseduar edhe për çështjen e “hyrjeve dhe daljeve në Kosovë me letërnjoftime ilegale” të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, për të cilën tashmë ekziston masa e ndalesës që nga 18 prilli i këtij viti, me vendimin e Qeverisë së Kosovës.
“BE-ja ka kërkuar që të krijohet një hapësirë kohore tranzicioni në mënyrë që edhe ky problem të zgjidhet sa më shpejt, ashtu siç u zgjodh edhe çështja e njohjes reciproke e certifikatave të ADR-së”, ka thënë ministrja Tahiri.
Ndërkaq Drejtori i zyrës për Kosovën i qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar për mediet serbe se pas 18 orë bisedimesh, Beogradi dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet, për kalimin e kamionëve, vizitat e autoriteteve të Serbisë, si dhe për zgjedhjet.
“Letërnjoftimet e Serbisë do të përdoren normalisht, ashtu sikurse edhe deri më tash. Do të thotë, nuk do të ketë bllokim apo çfarëdo pengesash”, ka thënë Gjuriq.
Gjuriq ka shtuar se Brukseli ka anuluar edhe ndalesën e hyrjes së zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, si dhe është arritur pajtimi për mënyrën e votimit në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me 24 prill.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












