Lajme
Djali i myftiut kosovar, bën jetë luksoze
Haris Terrnava, djali i myftiut të Kosovës, Naim Tërrnava shihet me vetura të shtrenjta dhe duke shëtitur nëpër Evropë
Derisa shumë të rinj kosovarë janë zhgënjyer me realitetin dhe po synojnë integrimin ne Evropë për një jetë më të mirë, është një kosovar që po jeton si “sheik”, me vetura luksoze e madje po shëtitet gjithandej rruzullit. Është djali i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, Harisi që ka postuar në facebook jetën e tij luksoze.
Harisi shëtit Evropën dhe shihet gjithmonë me vetura të shtrenjta. Ndërkaq kohë më parë ai nëpërmjet Facebook kishte bërë thirrje për shkuarje në Siri për të luftuar, raporton express.
Këto fotografi i kanë bërë përshtypje portaleve kosovare, që i kanë plasuar duke treguar jetën luksoze e madje edhe të shfrenuar të tij.
Ndryshe, sipas një sondazhi që është bërë me herët me rininë kosovare, ka dalë se më shumë se gjysma e të anketuarve kanë synim të ikin në shtetet e Bashkimit Evropian. Sipas tyre, papunësia dhe mungesa e perspektivës i shtynë ata që të mendojnë të largohet nga Kosova.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje

















