Lajme
Investimet nga Zvicra prijnë në Kosovë
Sa i përket origjinës së investimeve të huaja, Zvicra prijnë me 61.5 milionë euro, pasuar nga Turqia me 49.4 milionë euro
Pavarësisht krizës politike gjashtëmuajshe, Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë gjatë vitit 2015 kanë shënuar rritje. Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës shihet qartë se investimet e huaja të pranuara në Kosovë deri në shtator 2015 arritën 270.4 milionë euro, apo 148.6 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak.
Sipas BQK-së, IHD-të në Kosovë kryesisht janë të përqendruara në sektorët e ekonomisë si patundshmëri me 54,2 për qind të gjithsej IHD-ve të realizuar deri në shtator 2015, ndërtimtari me 18,7 për qind, shërbime financiare me 15,7 për qind, transport dhe komunikim me 7,7 për qind, energjetikë me 4,2 për qind, etj.
Më tej në raport thuhet se vlera e investimeve në patundshmëri ishte më e lartë për 43.5 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, investimet në sektorin financiar ishin më të larta për 11.1 milionë euro.
Edhe investimet në ndërtimtari dhe industri, të cilat në vitin 2014 patën shënuar tërheqje të kapitalit (blerje të disa kompanive të huaja nga pronarët vendorë), deri në shtator 2015 kanë shënuar rritje të konsiderueshme, raporton Zëri.
“Sa i përket formës së investimit, IHD-të e pranuara në Kosovë në formë të kapitalit aksionar ishin rreth 70,7 për qind, ndërsa pjesa tjetër prej 29,3 për qind në instrumente të borxhit (kredi ndërmjet ndërmarrjeve). Konkretisht, investimet në kapital aksionar janë rritur nga 95.9 milionë euro sa ishin në shtator 2014 në 191.0 milionë euro në shtator 2015, ndërsa kreditë ndërmjet ndërmarrjeve (instrumente borxhi) janë rritur nga 25.8 milionë euro në 79.3 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së.
Sa i përket origjinës së IHD-ve, Zvicra paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD deri në shtator 2015 (61.5 milionë euro), pasuar nga Turqia me 49.4 milionë euro, Mbretëria e Bashkuar me 32.7 milionë euro, Shqipëria me 28.8 milionë euro, Sllovenia me 25.3 milionë euro, Gjermania me 20.8 milionë euro etj.
“Pothuajse të gjitha shtetet i kanë rritur investimet e tyre në Kosovë, ndërsa investimet nga Gjermania ishin më të ulëta për 10.1 milionë euro”, thuhet në raport.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













