Lajme
Thaçi inaugurohet president i Republikës së Kosovës
Hashim Thaçi bëhet presidenti i pestë i Kosovës së pasluftës dhe i katërti i Kosovës së pavarur. Ai u inaugurua në sheshin “Skënderbeu”.
Në një ceremoni shtetërore organizuar në shesh të hapur, Hashim Thaçi- ish drejtor politik i UÇK-së dhe ish-kryeministër i Kosovës, u inaugurua president i ri i Republikës së Kosovës, duke zëvendësuar në këtë poste presidenten Atifete Jahjaga. Thaçi bëhet presidenti i pestë i Kosovës së pasluftës dhe i katërti i Kosovës së pavarur.
Në inaugurim morën pjesë edhe presidentë nga shtetet e rajonit dhe politikanë e burrështetas nga shumë vende të botës. Ndërsa ceremonia nisi me parakalimin e dy presidentëve, para gardës ceremoniale të Forcave të Sigurisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në ceremoni nuk mori pjesë opozita e cila e konsideron Thaçin president partiak, ndërsa Policia e Kosovës kishte krijuar rrethim të hekurt afër sheshit, pasi kishte përpjekje për të hedhur gaz lotsjellës.
“Ua dorëzoj Kushtetutën e Kosovës që përcakton ardhmërinë e Kosovës, si shtet të lirë, ta pavarur, si shtet demokratik dhe paqedashës, dhe shtet i barabartë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Jahjaga me rastin e dorëzimit të kushtetutës së Kosovës, presidentit të ri, i cili u zotua se do ta mbroj atë.
Në fjalimin e tij në ceremoni, Thaçi tha se është president i heronjve që ëndrrën e bënë realitet, pasi heronj janë të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Kam emocione dhe nder që në këtë shesh te iu drejtohem si president i Republikës se Kosovës. Iu ftoj si qytetar te lutemi dhe t’i falënderojmë të gjithë ata që dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë. Sot jemi të bashkuat si vend dhe si popull. Me kontributin dhe sakrificën tuaj sot i tregojmë botës që kemi arritur pjekuri si shtet demokratik. Sot po fillojmë një traditë të re. Shteti ynë nuk do të ndalet, nuk do të pauzojmë”, tha ai.
Si popull, ai tha se u ringritëm si feniksi dhe do të jemi në gjendje të krijojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Kam qenë dëshmitarë që shokët u vranë para syve, sot kujtojmë komandantin Adem Jashari dhe presidentin Ibrahim Rugova, por gjithmonë kam qenë i bindur se liria një ditë do të vjen. Sot ndër betejat tona do të jenë fryma e respektit ndaj tjetrit dhe si president i heronjve unë besoj në shtetin e Kosovës”, tha ai.
Presidenti Hashim Thaçi në fjalimin e tij të gjatë në sheshin “Skënderbeu” po ashtu ka shpalosur edhe objektivat e tij si president.
Ai tha se do të punojë fort për forcimin e identiteti shtetëror dhe se do të jetë roje i kushtetutës. Në këtë aspekt, Thaçi ka thënë se do të jetë i paanshëm politikisht. Ndërsa vazhdimi i dialogut me Serbinë, zhvillim ekonomik, integrimi në Bashkimin Evropian do të mbesin disa nga prioritet e tij.
Derisa Thaçi po inaugurohej si president i ri, Policia e Kosovës e cila kishte krijuar rrethim të hekurt, ka arrestuar disa persona që dyshohet se janë përpjekur të hedhin gaz lotsjellës afër sheshit “Skënderbeu”. Po ashtu raportohet se dikush ka hedhur gaz para fillimit të ceremonisë.
Opozita e ka kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetet duke e konsideruar president partiak dhe o të unitetit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cilëson cirkus ceremoninë e sotme të inaugurimit të Thaçit për president. Për AAK-në, Hashim Thaçi, nuk është president i Unitetit dhe manifestimi i inaugurimit të tij.
“Është përpjekje e tij, për ta kompensuar një element të rëndësishëm që i mungon atij. Hashim Thaçi, gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë sinonim i kapjes së shtetit. Ai i ka qenë po ashtu shkaktar i shkallës së lartë të krimit dhe të korrupsionit, dhe së fundi i ka luajtur edhe gurët e kufirit dhe prandaj zgjedhja e tij, mund të jetë vetëm riciklim i një gjendjeje katastrofike për vendin”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














