Përgatitje të mëdha për WEF 2011 në Davos
Në WEF marrin pjesë edhe kancelarja gjermane Merkel, kryeministri britanik Cameron, ish presidenti Clinton, Mbretëresha Rania etj.

Forumi Ekonomik Botëror, i 41-të me radhë i Davosit që mbahet nga 26 deri më 30 janar, ka ngjallur një interesim të madh në opinionin zviceran. Për shkak të kundërshtimeve të shumta dhe kërcënimeve që i drejtohen këtij forumi nga anë të ndryshme, për sigurimin e gjithmbarshëm të forumit janë angazhuar rreth 4000 ushtarë të Armatës së Zvicrës. Këta, sipas medieve të këtushme janë përgjegjës për mbrojtjen e jashtme dhe nga ajri.
Ndërsa për sigurinë e drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve do të kujdeset, sikurse edhe herëve tjera, policia kantonale e Graubyndenit, kantonit ku mbahet forumi.
Ndër pjesëmarrësit prominentë të forumit priten të jenë edhe kancelarja gjermane Merkel, kryeministri britanik Cameron, Mbretëresha e Jordanisë, Rania, ish presidenti amerikan Clinton, ish kryeminiustri britanik Blair etj. Po ashtu pjesë e këtij takimi të niveloit të lartë do të jenë edhe katër anëtarë të Këshillit Federal të Zvicrës (Qeverisë).
Është spekuluar se presidenti rus, për shkak të sulmit terrorist nga i cili ka pësuar vendi i tij, e kishte çlajmëruar ardhjen e tij në forum, por ndërkohë, siç bën të ditur NZZ, Medwedev do të marrë pjesë në WEF të Davosit ku do të mbajë edhe një fjalë në hapjen e tij.
E-Diaspora
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju? Artisti më i rëndësishëm i alba Festival-it të këtij viti është Topic, një DJ me famë...
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”