Lajme
Thaçi betohet: Do të jem president unifikues
Hashim Thaçi u betua, se si president i Kosovës do të jetë i përkushtuar për ta mbrojtur integritetin territorial dhe interesat e çdo qytetari. Ai u betua pa opozitën
Në një seancë solemne pa prezencën e deputetëve opozitarë, por edhe të disa deputetëve të koalicionit qeverisës, Hashim Thaçi është betuar si president i Republikës së Kosovës. Ai u betua se do të jetë i përkushtuar për ta mbrojtur integritetin territorial dhe interesat e çdo qytetari në Kosovë.
“Respektimit dhe mbrojtjes së kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies të gjithë qytetarëve, betohem”, tha Thaçi, në seancën solemne ku ishte prezent edhe presidentja Atifete jahja e cila sot, pas pesë vjetësh, zyrtarisht e përfundon mandatin si shefe e shtetit.
Në seancën e sotme ishin të pranishëm edhe diplomatë ndërkombëtarë, klerikë fetarë, përfaqësues të institucioneve dhe ish udhëheqës të institucioneve kosovare.
Pasi dha betimin presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalim para deputetëve, kur për herë të parë ka përshëndetur edhe në gjuhen serbe. Thaçi tha se kjo është një ditë e veçantë për të dhe një përgjegjësi e veçantë, pas disa detyrave që ka pasur gjatë 20 viteve të shkuara.
Ai tha se ndihet krenar që gjatë punës së tij ka marrë pjesë në të gjitha proceset që kanë rezultuar me pavarësinë e vendit.
Duke falënderuar paraardhësen e tij për punë të shkëlqyer, Thaçi tha se me marrjen e detyrës së re do të angazhohet për respektim të Kushtetutës dhe interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ndërsa integrimin evropian, liberalizimi i vizave, formimi i ushtrisë së re dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, janë përmendur si prioritet.
Gjatë kohës së ai po betohej se do të jetë edhe faktor unifikues në Kosovë, disa persona kanë gjuajtur me gurë xhamat e objektit të Qeverisë.
Pas seancës solemne të betimit, nesër do të ndodh zyrtarisht pranim-dorëzimi i postit të presidentit nga Atifete Jahjaga te Hashim Thaçi. Ceremonia do të zhvillohet në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, përballë Kuvendit të Kosovës, ku janë ftuar më shumë se 1200 mysafirë nga gjithë bota.
Ardian Arifaj është këshilltar i presidentit të ri Hashim Thaçi.
“Do të ketë parakalim të dy presidentëve, Jahjaga dhe Thaçi, para Gardës së Nderit, do të ketë një dorëzim-pranim ceremonial të detyrës dhe Jahjaga do t’ia dorëzojë presidentit Thaçi një kopje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ndërsa fjalimi i presidentit Thaçi do të jetë si momenti qendror i ceremonisë”, ka thënë ai.
Deri më tani ftesën e Hashim Thaçi për ceremoni e kanë pranuar disa liderë e burrështetas. Opozita megjithatë i ka rekomanduar Hashim Thaçit që mos të parakaloj nëpër shesh, edhe pse nuk kanë bërë të ditur nëse do të ketë akte simbolike kundër kësaj ceremonie.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











