Lajme
Të raportohet për shqiptarët e zhdukur në Kroaci
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati tha se të gjithë shqiptarët që kanë persona të zhdukur nga lufta e Kroacisë ta njoftojnë Ambasadën kroate në Prishtinë
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati kërkoi nga komuniteti shqiptar në Kroaci që të raportojë për të gjithë shqiptarët që janë vrarë në Kroaci gjatë luftës së viteve ’90-a. Po ashtu ai tha se të gjithë shqiptarët që kanë persona të zhdukur nga kjo luftë, ta njoftojnë Ambasadën e Kroacisë në Prishtinë.
Këto deklarata ministri kosovar i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me një delegacion të diasporës Shqiptare nga Republika e Kroacisë, kryesuar nga deputetja Shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj. Në takim ishin edhe kryetarin e Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, Esad Qollaku, kryetarin e organizatës së veteranëve Shqiptarë të luftës në Kroaci, Tom Kaçinari dhe futbollisti i mirënjohur Ardian Kozniku.
Në këtë takim ministri Murati u njoftua me iniciativën për themelimin e qendrës kulturore Shqiptare në Kroaci, si dhe u kërkua ndihma institucionale nga Qeveria e Kosovës për këtë çështje. Në këtë takim u diskutua edhe thellimi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Diasporës dhe shoqatave Shqiptare në Kroaci.
Ndërkaq në një takim tjetër, ministri Murati priti një delegacion nga Suedia, përkatësisht Idriz Zogajn, trajner i ekipit kombëtar suedez në garën e memories dhe njëherit kampion botëror i memories. Murati u njoftua me sukseset individuale, por edhe ekipore që janë arritur në garën e memories, si dhe iniciativat për promovimin e kësaj disipline edhe në Kosovë.
Murati falënderoi Zogajn për vizitën dhe për iniciativat e tij duke e quajtur jo vetëm si kontribut të pjesëtarëve të diasporës, por edhe mundësi e mirë që fëmijët të zhvillojnë trurin dhe të përmirësohen dukshëm në procesin mësimor.
Ai u zotua në përkrahjen institucionale në kuadër të mandatit mbi të cilin punon Ministria e Diasporës në koordinim të plotë edhe me institucionet relevante në Republikën e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










