Lajme
Thaçi për televizionin zviceran: “Cila është alternativa e dialogut: Një konflikt i ri?”
«Si president i Kosovës do ta mbeshtes me gjithë forcën realizimin e Marrëveshjes së sigurimeve sociale», ka thënë ai
Në një intervistë ekskluzive për transmetuesin publik të Zvicrës SRF, presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për krizën politike në Kosovë dhe për çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Zvicrës. Intervista titullohet «Cila është alternativa e diaogut-një konflikt i ri?».
Srf e prezaton atë si president të Kosovës, që është zgjedhur nga parlamenti gjatë marsit. Para kësaj, nga viti 2008 deri në vitin 2014 Thaçi ka qenë kryeminstër i vendit. Ai ka qenë bashkëthemelues dhe drejtues i organizatës «paramilitare», siç e cilëson UÇK-në srf. Ai Gjate viteve `90 ai ka studiuar shkencat politike në niversitetin e Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Thaçi në këte intervistë, veç tjerash premton perspektiva dhe shpresa të reja për Kosovën kur ai do të bëhet president.
Por, siç thuhet në sfond te intervistës, muajt e kaluar në Prishtinë kanë demonstruar me dhjetëra mijë veta kundër estabilishmentit të Kosovës. Thaçi dhe qevera janë të korruptuar dhe bashkëpërgjegjës për mjerimin ekonomik, thotë opozita, përcjell albinfo.ch. Ndërsa Thaçi thotë se do të angazhohet si president para së gjithash për investime në turizëm dhe do të luftojë që të hiqen vizat për Evropë.
Duke iu përgjigjur kritikave që vijnë ga Vetëvendosja e cila e akuzon se përmes marrëveshjeve të dëmshme e ka dorëzuar Kosovën te Serbia, Thaçi, si ish komandant dhe fytyra politike e ish UÇK-së, nuk sheh alternativë përveç dialogut. «Me të gjitha mjetetet politiek dhe diplomatke kam luftuar kundër prezencës serbe në Kosovë», thote ai në ntervistë, transmeton albinfo.ch. Por, ka nënvizuar ai, «lufta ime nuk ka qenë e drejtuar kundër serbëve që jetojnë në Ksoovë. Dhe cila është alternativa e dialogut? Cfarë nëse nuk ka normalizim? Një konflikt i ri?
Më tutje ai thotë se e ka mbështetur themelimin e gjykatës speciale, e cila do të hetojë krimet eventuale të kryera nga UÇK-ja, dhe kjo gjykatë, thuhet ne intervistë, duke cituar mediet serbe, ka në fokus edhe krime për të cilat akuzohet të ketë lidhje edhe vet Hashim Thaçi. Por ai thotë se nuk ka çfarë të fshehë nga kjo gjykatë. «Ajo do të na çlirojë nga barra e të kaluarës, nga barra e fajësimeve të pabazuara por do të sjellë dritë edhe në të vërtetën».
Pas pavarësisë, ka dështuar vzdhdimi i marrëveshjes që Zvicra e kishte me ish Jugosllavinë për sigurimet sociale. Në sfond të këtij mosvazhdimi ka qenë mosbesimi i institucioneve zvicerae te ato kosovare dhe përpjekja e Prishtinës për tu profiluar me negociimin e ri të çështjes.
Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e sigurimeve sociale në fjalë, e cila është shkëputur në vitin 2010 nga Zvicra, përcjell albinfo.ch. «Si president i Kosovës do ta mbeshtes me gjithë forcën realizimin e Marrëveshjes së sigurimeve sociale», ka thënë më tutje ai.
Ky problem po reflektohet mjaft keq te rastet e rënda të ksoovarëve që duan të kthehen në Kosovë. Ata nuk mund të marrin pesnionet ose ndihmat e tyre sciale në rast se nuk e kanë qëndrimin në Zvicër.
Thaçi ka folur për rëndësinë e raporteve të mira në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Kjo dhe për faktin se, siç thekson intervistuesi, “në Zvicër jetojnë rreth 300 mijë veta që e flasin shqipen”.
Lufta kundër terrorizmit islamik dhe në këtë kontekst bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-në zë po ashtu vend në këtë intervistë. Sipas Thaçit, në mandatin e tij si kryeministër janë marrë shumë vendime të rëndësishme kundër terrorizmit. Ndërsa për kosovarët që kanë shkruar të luftojnë në anën e terrorit, ai thotë se ata “nuk janë kosovarë por janë “e keqja e Kosovës, e regjionit dhe e civilizimit. Ata nuk përfaqësojnë vlerat kosovare”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













