Lajme
BE ndanë 150 milion € për projekte ballkanike
Brukseli ka parashikuar një fond prej 150 milionë eurosh në mbështetje të programeve të përbashkëta që vendet e rajonit të Ballkanit, tha komisionari Johanes Hahn
Komisioneri evropian për politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerim, Johannes Hahn, deklaroi në Shqipëri se Brukseli ka parashikuar një fond prej 150 milionë eurosh në mbështetje të programeve të përbashkëta që vendet e rajonit të Ballkanit kanë propozuar në kuadër të Procesit së Berlinit.
Këto komente komisioneri Hahn i bëri në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit i cili u mbajt sot në Durrës.
Ministrat e Jashtëm të rajonit u mblodhën për dy ditë në Durrës, në një takim të organizuar nga pala shqiptare, për të diskutuar rreth ecurisë së procesit të Berlinit, projekteve që u prezatuan vjet në takimin e Vjenës dhe atyre që pritet të propozohen në takimin e radhës që këtë vit do të mbahet në Paris, më 4 korrik.
Procesi i Berlinit synon jo vetëm përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit perëndimor, por edhe të nxisë zhvillimin e tyre. Në takimin e vitit të kaluar të mbajtur në Vjenë, u propozuan disa projekte të përbashkëta me fokus Transportin dhe Energjinë.
Sot komisioneri europian Johannes Hahn, njoftoi se “nga ana evropiane kemi vendosur të vëmë në dispozicion një financim të ndjeshëm për këtë vit, rreth 150 milionë euro, si formë e një pakete investimi që synojmë ta prezantojmë në Paris. Është një shifër domethënëse përsa i përket projekteve që na janë prezantuar. Bëhet fjalë për pjesën më të madhe të projekteve, dhe jo ku secili vend do të ketë nga një, por ato që kanë ecur mjaftueshëm në përgatitjet për t’u zbatuar”, raporton VOA.
Në Vjenë u prezantuan 10 projekte nga të cilët 6 për fushën e Transportit dhe 4 në atë të Energjisë. Ndaj palës shqiptare që vitin e kaluar pati kritika se ajo përfitoi më pak se vendet e tjera, krahasuar sidomos me Serbinë. Shqipëria mori mbështetje financiare për linjën e interkoneksionit me Maqedoninë, apo dhe si pjesë e Korridorit të Kaltër që synon lidhjen rrugore përmes vijës bregdetare me Kroacinë.
Ndërsa sot ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se është kërkuar financim për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe për ndërtimin e një degëzimi drejt Aeroportit Nënë Tereza”.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










