Lajme
Jashtë Kosovës kanë mbetur edhe 180 prona shoqërore
Vetëm në territorin e Serbisë, sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjenden 110 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 36, në Bosnje 18...
Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit konfirmojnë se rreth 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës gjendjen jashtë territorit të saj, nëpër ish republikat e Jugosllavisë. Vetëm në territorin e Serbisë, sipas AKP-së, gjenden 110 prona shoqërore, në Mal të Zi 36, në Bosnje e Hercegovinë 18, kurse prona të tjera ka edhe në Kroaci në Maqedoni dhe në Slloveni.
Kryesuesi i njësisë për marrëdhënie me publikun në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Veton Hajdini, ka thënë për REL se kjo agjenci është administratore e të gjitha aseteve që gjenden në territorin e Kosovës, por edhe jashtë saj.
“Në këto lista figurojnë asete të ndërmarrjeve shoqërore dhe mandati i agjencisë është që të trajtojë dhe shqyrtojë procedurat e mëtutjeshme të adresimit të ndërmarrjeve shoqërore”, ka deklaruar Hajdini, sipas të cilit, shumica e këtyre pronave janë lokale dhe zyra.
Vetëm ndërmarrja shoqërore “Jatex” nga Peja, ka 34 objekte afariste në republikat e ish-Jugosllavisë. Pas kësaj vjen “Trepça” me 17 prona, pastaj “Eximkos”, ndërmarrja “Marketing- Export”.
Lidhur më zgjidhjen e problemit të pronave që gjenden jashtë territorit të Kosovës, ekspertë për çështje ekonomike, shprehen se autoritet duhet të reflektojnë shpejtë në këtë çështje, pasi sipas tyre, ata janë vonuar.
Musa Limani, profesor i ekonomisë ka thënë se Qeveria, ish Agjencia Kosovare e Mirëbesimit dhe tashmë Agjencia Kosovare e Privatizimit, nuk e kanë trajtuar shumë këtë problem, edhe pse bëhet fjalë për vlera shumë të mëdha financiare.
“Kjo nuk do të duhej të ishte çështje e vështirë. Duhet të shikohet në mënyrë analoge, se si e kanë zgjedhur republikat tjera, sepse ish-Jugosllavia, dihet se ka qenë e përbashkët dhe normalisht se janë ngritur fabrika nga një republikë në republikën tjetër. Por, republikat tjera e kanë zgjedhur këtë problem”, ka thënë Limani.
Ndryshe, që nga fillimi i procesit të privatizimit në vitin 2003, AKP ka privatizuar 1290 prona brenda territorit të Kosovës dhe asnjë pronë në vendet e rajonit. Ndërsa të paprivatizuara kanë mbetur edhe 1680 prona, kryesisht lokale, tokë bujqësore dhe fabrika.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











