Lajme
Gjykata e Hagës e shpallë të pafajshëm Sheshelin
Gjykata ka vërtetuar se Vojisllav Sheshel nuk është fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që lidhen me luftërat në Ballkan në vitet 1990
Gjykata e Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzuat liderin ultranacionalist serb, Vojisllav Shesh, kryetarin Partisë Radikale Serbe. Gjykata ka vërtetuar se Sheshel nuk është fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që lidhen me luftërat në Ballkan në vitet 1990.
Sheshel nuk ka qenë i pranishëm në seancën e së enjtes në Gjykatën në Hagë, kur gjykatësi kryesues, Jean-Claude Antonetti, ka bërë të ditur se ai është i lirë. Antonetti ka thënë se gjykata ka vendosur se Sheshel nuk mban asnjë përgjegjësi individuale për krimet, për të cilat është akuzuar.
“Me lirimin nga të nëntë pikat e akuzës, urëdhërarresti i lëshuar nga dhoma e apelit më 17 qershor, 2015, zhvlerësohet. Vojisllav Sheshel është njëri i lirë pas këtij aktgjykimi”, ka thënë gjykatësi Antonetti, citon REL.
Gjykata e Hagës ka lejuar që Sheshel, 61 vjeç, të qëndrojë në Beograd kur të jepet vendimi. Atij i është dhënë leje e përkohshme në vitin 2014 për trajtim të kancerit, por ai i ka sfiduar urdhrat e gjykatës për t’u kthyer dhe ka mbetur në Serbi. Prej atëherë, ai është rifutur në skenën politike, duke mbajtur tubime, në kundërshtim me urdhrat e gjykatës.
Kuvendim ka irrituar lidershipin kroat, duke e cilësuar vendimin e Gjykatës sëp hagës si skandaloz,
Kryeministri i Kroacisë, Tihomir Oreshkoviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Hagës është i turpshëm. “Nuk mund të kuptoj se si dikush që është dëshmuar se ka marrë pjesë në agresionin në Bosnje, të lirohet”, ka thënë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.
Shefi i qeverisë kroate ka paralajmëruar mundësinë që Zagrebi zyrtar të vazhdojë me bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE derisa nuk reagon në mënyrë të duhur. “Kjo është humbje e Gjykatë dhe Prokurorisë së Hagës. Sot jam në Vukovar vend ky ku ka kryer krim dhe nuk ka treguar keqardhje. Ka djegur edhe flamujt e Kroacisë dhe të BE-së.”, ka thënë Oreshkoviq.
Ndaj vendimit të Hagës ka reaguar edhe zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi. “Vendimi për Sheshelin i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte është dështim total i drejtësisë ndërkombëtare. Njeriu ka shkaktuar dhimbje, vdekje dhe kaos për mijëra njerëz”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Twitter.
Lirimi i Sheshlit vjen një javë pasi Gjykata e Hagës ka dënuar ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, me 40 vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për gjenocid dhe krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje më 1992-95. Rreth 100,000 njerëz kanë vdekur në këtë luftë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












