Lajme
Kosovë- SHBA, marrëveshje për ekstradim
Kjo marrëveshje e shfuqizon marrëveshjen e mëhershme të nënshkruar nga një qeveri e SHBA-ve me Mbretërinë e Serbisë në vitin 1901
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruan sot marrëveshjen e ekstradimit midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me këtë marrëveshje shfuqizohet memorandumi ndërmjet SHBA-ve dhe ish Jugosllavisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të vendit.
“Sot me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruam marrëveshjen bilaterale të ekstradimit. Marrëveshja, përpos që shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të, nënvizon përcaktimin tonë për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për bashkëpunim të parezervë me partnerët tanë në këtë aspekt”, deklaroi Jahjaga.
Deri më tani, përkundër bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet amerikane në fushën e sigurisë, mungesa e kësaj marrëveshjeje të ekstradimit, sipas Jahjagës, ka qenë pengesë ligjore për përmbyllje të suksesshme të rasteve.
“Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot Kosova dhe SHBA-të, përpos që forcojnë partneritetin dhe përcaktimin për rend dhe ligj, dy shtetet garantojnë që kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të vendeve tona do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë”, deklaroi presidentja kosovare.
Republika e Kosovës, sipas saj, do të vazhdojë të vihet në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Kosova, siç tha më tej presidentja në largim, do të jetë partner kredibil i Shteteve të Bashkuara dhe Jahjaga shprehet e lumtur që kjo marrëveshje u konkretizua gjatë mandatit të saj. “më vjen mirë që gjatë mandatit tim kemi arritur ta thellojmë këtë partneritet dhe miqësi si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në procese tjera bilaterale”, deklaroi ajo.
Ndërsa ambasadori Delawie gjatë nënshkrimit e vlerësoi këtë marrëveshje si tepër të rëndësishme edhe për parandalimin e terrorizmit në të dyja anët e Atlantikut.
“Kjo është ngjarje historike sepse kjo marrëveshje e shfuqizon marrëveshjen e mëhershme të nënshkruar nga një qeverie SHBA-ve dhe mbretërisë së Serbisë më 1901. Kjo marrëveshje që është ndër më bashkëkohoret në rajon do të mundësoj kolegëve që të bashkëpunojnë më me efikasitet si për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë nga të dyja anët e atlantikut”, tha ai.
Rëndësia e kësaj marrëveshje, sipas tij, do të jetë tepër e rëndësishme në parandalimin e terrorizmit dhe krimit transnacional, “do të kontribuoj në sigurinë rajonale në mënyrë që vendet tona të mos jenë streha të sigurta për kriminelët”.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











