Sport
Austria, me lojtarët më të mirë përballë Shqipërisë
Përfaqësuesja austriake do të luaj me lojtarët më të mirë në përballjen ndaj Shqipërisë.
Trajneri i Austrisë, zvicerani Marcel Koller ka shpallur listën e lojtarëve me të cilët do të luajë më 26 mars në Vjenë, kundër Shqipërisë dhe tri ditë më vonë edhe ndaj Turqisë.
Në këto dy ndeshje miqësore të cilat zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për kampionatin evropian “Euro 2016”, trajneri ka përfshirë në ekip edhe dy lojtarë Alessandro Schopf i “Schalke 04” dhe Florian Grielitsch, që luan në Werden Bremen.
Në listë, përpos lojtarëve tjerë kryesorë të Austrisë, nuk mungon edhe Marc Janko i Bazelit, i cili është shok skuadre me Taulant Xhakën të kampioni i Zvicrës.
Interesimi i shqiptarëve që jetojnë në diasporë për të ndjekur nga tribuna ndeshjen mes Austrisë dhe Shqipërisë vazhdon të jetë shumë i madh.
Albinfo
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














