Lajme
Lumi “Sitnica” rrezikon një pjesë të Kosovës
Pas daljes së lumit Sitnica nga shtrati, rajoni i Vushtrrisë, Mitrovicës, por edhe i Fushë-Kosovës është i zhytur në ujë, duke mbuluar hapësira të mëdha të tokës bujqësore
Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe probleme në qarkullim në shumë zona të Kosovës. Ndërsa pas daljes së lumit Sitnica nga shtrati, rajoni i Vushtrrisë, Mitrovicës, por edhe i Fushë-Kosovës është i zhytur në ujë, duke mbuluar hapësira të mëdha të tokës bujqësore.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mityrovicë, Musa Dragaj, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes tha se situata është mjaftë serioze dhe se fryrja e lumit Sinica po vazhdon, gjë që paraqet rrezik serioz për vërshim shumë më të mëdha të shtëpive dhe bizneseve që shtrihen përgjatë lumit.
Sipas tij, nga Tuneli i Bairit e deri në fshatin Frashër, janë vërshuar disa qindra hektarë tokë të punueshme, kështu që e tërë ajo hapësirë që shtrihet nga lumi Sitnica, në gjerësi disa qindra metra deri në hekurudhë dhe gjatësi prej rreth dy kilometra, është e mbuluar e tëra me ujë.
“Uji që ka dalë nga shtrati ka vërshuar katër shtëpi në ish stacionin e vjetër hekurudhor në Frashër, pastaj ka rrezikuar seriozisht për ta vërshuar tërësisht biznesin hotelier “Vila LUX” dhe bizneset tjera “Mitrometali”, “Scania Trans”, dy ferma të lopëve etj, që shtrihen në të dyja anët e lumit, në afërsi të Tunelit të Bairit”, ka thënë Dragaj, ku tashmë uji ka arritur në oborret e tyre.
Dragaj shton në vazhdim, se meqë Sitnica vazhdon të fryhet nga uji, situata pritet të vështirësohet edhe më shumë dhe kjo paraqet rrezik jashtëzakonisht të madh për njerëzit që jetojnë në shtëpitë përgjatë lumit. Prandaj, ai i fton banorët që të jenë të kujdesshëm dhe të lajmërojnë drejtorinë për rrezikun që iu kanoset.
Situatë e rendë me vërshimet është edhe në disa fshatra të Fushë-Kosovës, sidomos Miradija dhe Vragolia. Këto dy fshatra dhe toka për rreth tyre i ngjan një liqeni të madh, të mbushur plot me ujë. E gjithashtu vështirësi ka edhe në nënkalimet e autostradës, që janë të mbushura si pishina.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












