Lajme
Tensionohet situata në Shkup, prishet gurthemeli i kryqit
Protestuesit shqiptarë kanë shkatërruar vendin ku është vënë gurrëthemeli i kryqit ortodoks, si dhe kanë vendosur tenda për të qëndruar aty. Në Butel të Shkupit ka forca të mëdha policore
Vendosja e një kryqi ortodoks 56 metra të lartë në Butel të Shkupit, ka tensionuar situatën e sigurisë në Maqedoni, duke nxjerrë sërish në skenë brishtësinë e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet. Kundër vendosjes së këtij kryqi është protestuar dje në Shkup nga simpatizantët e partisë së madhe shqiptare BDI, të cilat e kanë demoluar bazamentin ku duhej të vendosej kryqi.
Protestuesit kanë shkatërruar vendin ku është vënë gurrë-themeli i kryqit, si dhe kanë vendosur tenda për të qëndruar aty. Protesta është nën vëzhgim të një numri të madh të forcave policore.
Protestuesit kanë kundërshtuar vendimin e komunës për ngritjen e simbolit të krishterë, me arsyetimin se me këtë akt rrënohet bashkëjetesa, jo vetëm në këtë pjesë të Shkupit, por edhe më gjerë në Maqedoni.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti ka thënë se simbolet fetare nuk e kanë vendin në rrugë, por në institucionet fetare. Ai ka thënë se vendimi ishte miratuar me anashkalimin e këshilltarëve shqiptarë të Butelit.
“Suspendimi i parimit të Badinterit e suspendon Marrëveshjen e Ohrit, garancën politike për një Maqedoni multietnike, të integruar dhe gjithëpërfshirëse. Kryqet e minaret e kanë vendin tek kishat e xhamitë. Le t’ia lejmë prijësve fetarë punët e Zotit, e politikën ta rikthejmë në debat të shëndoshë e produktiv mes politikanëve, si mënyrë optimale për ta çuar vendin përpara”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Vendosja e kryqit është bërë me nismë të Kongresit Botëror maqedonas dhe ishte përkrahura nga VMRO DPMNE-ja e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, me të cilën BDI-ja është në koalicion qeverisës. Tensionet dhe vendimi për vendosjen e kryqit pason një vendim të BDI-së për vendosjen e një simboli me shqiponjën, në komunën e Çairit, të banuar kryesisht me shqiptarë.
Por partitë opozitare në Maqedoni, nga të dy nacionalitetet, këto protesta i quajnë lojëra të pushtetit për të ngritur tensione ndëretnike.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci ka deklaruar se është pritur të ketë lojë të këtillë nga BDI-ja dhe VMRO-ja për nxitjen e tensioneve ndëretnike. Thaçi tha se është një veprim artificial për të cilin janë njoftuar edhe ambasadat e huaja.
“U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre manipulimeve. Qoftë për kryqin, qoftë për xhaminë, qoftë për flamurin dhe të tjerat, partia e shqiptarëve e cila është në pushtet duhet të bëjë betejë institucionale që ato çështje të zgjidhen brenda institucioneve…Megjithatë vlerësoj se është një taktikë politike që e kemi parë disa herë, mes partnerëve VMRO dhe BDI”, deklaroi Thaçi.
Edhe lider i opozitës maqedonase Zoran Zaev i LSDM-së këto zhvillime i ka vlerësuar si të njohura tashmë nga dy partitë në pushtet të cilat sa herë që vjen koha e zgjedhjeve ato luajnë me kartën e nacionalizmit.
“Dy partitë qeverisëse përsëri si një “déjà vu” para zgjedhjeve të parakohshme marrin pozicionet e tyre nacionaliste. Dua të dërgoj porosi deri te qytetarët të mos bien pre e provokimeve të asnjëfarë lloji dhe nga cilido qoftë. Publikisht i gjykoj ndarjet dhe mënyrat me të cilat nxiten çfarëdo ndarjesh me çfarëdo arsye në Maqedoni. Janë më pak të nevojshme se kurdoherë”, tha Zaev.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














