Lajme
Thaçi ndërron qëndrimin: festoni në shtëpi
Ai nëpërmjet rrjetit social facebook, iu ka bërë thirrje simpatizantëve të tij, që të festojnë nëpër shtëpi dhe jo në kryeqytet ku ka protestë të opozitës
Vetëm një orë pas i inkurajoi simpatizantët e PDK-së për të festuar në Prishtinë zgjedhjen e presidentit, i propozuari i koalicion për president të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërruar qëndrimin. Ai nëpërmjet rrjetit social facebook, iu ka bërë thirrje simpatizantëve të tij, që të festojnë nëpër shtëpi dhe jo në kryeqytet ku ka protestë të opozitës.
“Unë, duke u përulur me respektin më të madh për secilin nga ju, iu ftoj që të festoni në shtëpitë tuaja, me familjet tuaja dhe kështu të gjithë të tregojmë pjekurinë politike dhe respektin ndaj institucioneve për të cilët luftuam së bashku në luftë dhe në paqe”, ka thënë Thaçi.
Ai megjithatë i falënderoi simpatizantët për gatishmërinë që kanë shprehur për të ardhur masovikisht në Prishtinë për të festuar zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
“Duhet të jetë ditë e vërtetë e festës së demokracisë dhe tranzicionit të suksesshëm në respekt të Kushtetutës sonë dhe vlerave më të larta evropiane, përmes një procesi transparent dhe demokratik. Kjo është dita kur Kosova do t’i dëshmojë tërë botës se respekton institucionet, Kushtetutën dhe proceset demokratike”, thotë ai.
Thaçi thotë se as sot e as nesër dhe asnjëherë nuk duhet të ketë ditë të ballafaqimeve dhe dhunës në rrugë.
“Duhet të kemi një ditë normale dhe të festës dinjitoze. Unë, duke u përulur me respektin më të madh për secilin nga ju, iu ftoj që të festoni në shtëpitë tuaja, me familjet tuaja dhe kështu të gjithë të tregojmë pjekurinë politike dhe respektin ndaj institucioneve për të cilët luftuam së bashku në luftë dhe në paqe”, konsideron Thaçi.
Megjithatë pas mbledhjes së Kryesisë të partisë që ai drejtin PDK-në, në konferencën për media Thaçi tha se secili ka të drejtën të proteston dhe feston. Ai inkurajoi mbështetësit e tij që të festojnë në Prishtinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












