Lajme
Opozita barrikadohet në shesh: protestë ditë e natë
Opozita ka ndërtuar disa tenda në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku do të qëndroj, siç kanë thënë ata, ditë e natë deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës
Pas protestave në rrugë dhe rebelimit brenda Kuvendit, partitë opozitare në Kosovë kanë zgjedhë një mënyrë tjetër të protestimit. Përfaqësuesit e opozitës kanë ndërtuar disa tenda në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku do të qëndrojnë, siç kanë thënë ata, “ditë e natë” deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.
Kjo mënyrë e protestimit, me grevë urie, është në kuadër të kundërshtimit të Qeverisë së Kosovës, për shkak të marrëveshjeve që kjo e fundit ka arritur me Serbinë dhe Malin e Zi. Protestimi me tenda, do të bëhet edhe në shenjë kundërshtimi pas paralajmërimit për zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Shtetit.
Ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje gjate tubimit në shesh ka thënë Kosova ka nevojë për një qeveri demokratike, ndërsa sheshi siç tha ai, është i qytetareve dhe se nuk kanë nevojë për kërkim leje nga askush. Kurti po ashtu tha se do të qëndrojnë në shesh deri sa të largohet qeveria Mustafa-Thaçi.
“Në emër të subjekteve opozitare, në emër të njerëzve të vullnetit të mirë…, kërkojmë që sa më parë të largohet kjo qeveri në mënyrë që t’i hapet perspektiva qytetarit dhe gjendjes së qytetarit. Nga kjo qeveri nuk mund të presim gjëra të mira”, ka thënë Kurti.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate ka thënë se protestat e opozitës së bashkuar do të jenë “ditë e natë” deri në dorëheqjen e Qeverisë.
“Opozita e bashkuar prej sot ka filluar një etapë të re të kundërshtimit të qeverisjes së keqe në vend. Protestat do të jenë ‘ditë e natë’ deri në dorëheqjen e kësaj Qeverie”, thuhet në komunikatë e AAK-së.
Këto protesta, sipas AAK-së, do të jenë paqësore dhe mesazhi më i fuqishëm për largimin e kësaj Qeverie antikushtetuese, është masoviteti dhe qëndrueshmëria, e cila do të rritet përditë dhe nga të gjitha anët e Kosovës. “Ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallime politike, etnike, religjioze dhe kulturore, që t’i bashkohen zërit kundër kësaj Qeverie”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











