Lajme
Deklarata e Thaçit, luftënxitëse e vëllavrasëse
“Njerëz qyqarë që u larguan me bisht nën shalë”, kështu iu është referuar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, pjesëtarëve të opozitës që morën pjesë në protestën e 17 shkurtit
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh i nominuari i koalicionit për president të Kosovës, Hashim Thaçi ka fyer rëndë protestuesit opozitarë të mërkurën me 17 shkurt. Ai u ka kërkuar “mejdan” opozitarëve, ndërsa i kaq quajtur qyqarë që nuk patën guxim ta sulmojnë qeverisë si herën e kaluar.
“Njerëz qyqarë që u larguan me bisht ndër shalë”, kështu iu është referuar zëvendëskryeministri Thaçi, pjesëtarëve të opozitës dhe atyre që morën pjesë në protestë.
Mirëpo, edhe pse ditën e nesërme Thaçi zbuti llafet, duke iu kërkuar dialog opozitarëve e madje edhe i përshëndeti protestuesit që ishin të qetë, deklarata e tij nga analistët politikë shihet si luftënxitëse dhe vëllavrasëse.
Analisti Petrit Zogajt ka thënë se deklarata e Hashim Thaçit është ftesë për mejdan, raporton KTV.
Skandaloze dhe luftënxitëse këto deklarata të zëvendëskryeministrit Thaçi i quan edhe analisti Imer Mushkolaj. Ndërkaq, partitë opozitare e kanë quajtur fyese dhe ofenduese deklaratën e Hashim Thaçit, duke thënë se ky i fundit i ka fyer qytetarët që iu bashkuan protestës.
“Kishin dërguar mesazhe – na pritni sot në Prishtinë. Na pritni në Qeveri kryeministër, Mustafa, zëvendëskryeministër, Thaçi. Ne ishim këtu, njëzet metra në distancë me ta. Nuk erdhën. I pritëm. Kësaj radhe kishim vendosur që të mos i presim me kafe, por t’ua japim përgjigjen e merituar. Dhe, si u larguan? Me bisht nën shalë, si qyqarë”, ka deklaruar të mërkurën Thaçi.
Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri e ka krahasuar Thaçin me ish-ministri serb, Alekandar Jabllanoviq, kur pati ofenduar nënat gjakovare. “Hashim Thaçi dje e përdori të njëjtin term që e ka përdorur vija shoviniste e Serbisë ndaj shqiptarëve, sepse tha se shqiptarët kanë bisht dhe kështu i shndërroi shqiptarët në egërsira”, tha ai.
Kurse publicisti Halil Matoshi, ka vlerësuar se Thaçi nuk e di peshën që e ka posti që ai e mban, në të kundërtën “Thaçi nuk do të përdorte diskurs luftënxitës e vëllavrasës”, citon Zëri. “Deklarata e tij ka qenë luftënxitëse, madje luftënxitëse për vëllavrasje. Ky nuk është fjalor i një burrështeti, i një zëvendëskryeministri e i një ish-kryeministri për dy mandate dhe mbi të gjitha ky diskurs nuk i ka hije një pretenduesi për ta marrë postin e presidentit të vendit”, ka vlerësuar Matoshi.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











