Lajme
Kosovë, rinis punën Kuvendi nën kërcënimet opozitare
Sipas Kryesisë së Kuvendit, të premten më 19 shkurt, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare. Opozita kërcënon me bllokim seancash
Pas gati dy muaj pushim të detyrueshëm, Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka caktuar 19 shkurtin, datën kur do të mbahet seancën e parë e Parlamentit kosovar për vitin 2016. Me këtë seancë, që do të jetë e rëndomtë, fillon zyrtarisht sesioni pranveror, e njëkohësisht paralajmërohet bllokim i seancave nga partitë opozitare.
Sipas Kryesisë së Kuvendit, të premten më 19 shkurt, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, gjatë të cilës pritet të shqyrtojë një varg projektligjesh, raportesh e propozimesh. Por, në këtë seancë, pavarësisht premtimeve, nuk do të jetë në agjendë votimi për presidentin e ri të Kosovës.
Në këtë seancë, Kuvendi do të votojë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10. Po ashtu do të ratifikohen marrëveshjet për hua edhe me Republikën Federale të Gjermanisë dhe me Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK.
Pavarësisht agjendës së ngjeshur të Kuvendit me 21 pika në proces, është opozita ajo që kërcënon me bllokim të Kuvendit. Opozitarët thonë se koalicioni qeverisës nuk ka legjitimitet të vazhdojë punën në institucione, prandaj po kërkojnë shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Gjatë dy muajve të pushimit dimëror, ishte presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga që bëri përpjekje për gjetjen e një kompromisi ndërmjet partive në pushtet dhe opozitë. Takimet e saj përfunduan pa asnjë rezultat, dhe bllokada parlamentar që nisi në shtator të vitit 2015, po vazhdon.
Madje, ndërmjet dy palëve nuk kishte kompromis as për mbajtjen e një seance solemne për nder të 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Dhe si pasojë e polarizimeve të mëdha, nesër për herë të parë, nuk do të ketë seancë që përkujton ditën kur Kuvendi votoi unanimisht për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe demokratike.
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se seanca solemne nuk mund të thirret sot për nesër, siç kanë dashur të veprojnë partitë në pushtet. “U duk se është më shumë si një propozim për një seancë të inatit dhe provokim, meqë opozita ka paralajmëruar për 17 Shkurt një protestë gjithë-popullore në mbështetje të Republikës për shtet me sovranitet”, ka thënë Dërguti.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nëse ka vullnet nga dy partitë në pushtet (PDK dhe LDK), seanca mund të thirret edhe pa opozitën, me mbledhjen e 40 nënshkrimeve të deputetëve. Nëse një vullnet i tillë ekziston, ka nënvizuar ai, jo vetëm seanca solemne, por mund të zgjidhet edhe presidenti, si një prej vendimeve më të nxehta politike që pritet të merret nga Kuvendi javët në vijim.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










