Lajme
520 mijë kosovarë presin falje të borxheve
Sipas zyrtarëve nga Ministra e Financave, vetëm në Korporatën Energjetikë të Kosovës borxhi llogaritet të jetë rreth 362 milionë euro
Më shumë se 520 mijë qytetarë të Kosovës vlerësohet se u kanë borxh institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike vendore, me një vlerë monetare rreth 680 milionë euro. Sipas kësaj statistike, gati secila ekonomi familjare në Kosovë, por edhe biznes apo institucion, i ka borxh kompanive.
Por, që ky borxh të shlyhet, Qeveria e Kosovës në shkurt të vitit të kaluar ka marrë një vendim për faljen e borxheve, kurse në muajin shtator ishte miratuar Ligji për Faljen e Borxheve Publike, me anë të të cilit përcaktohen kriteret dhe procedurat për faljen e borxheve publike për personat fizik dhe juridik deri më 31 dhjetor të vitit 2008.
Mirëpo, sipas zyrtarëve të Ministrisë se Financave , raporti përfundimtar për shumën e borxheve do të publikohet javën e ardhshme.
Agim Dibrani, këshilltar i ministrit të Financave, për REL thotë se komisioni ka hartuar listat e obligueseve të cilët lirohen nga borxhet për periudhat e caktuara.
“Paraprakisht, çdo qytetar i Kosovës duhet të aplikojë në institucionet përkatëse. Ne në këtë drejtim kemi bërë punë shumë të mirë edhe në nivelet lokale, mirëpo pjesa me ndërmarrjet publike merr një kohë më të gjatë. Brenda afatit të caktuar do të dalim edhe më shifrat përfundimtare”, tha Dibrani.
Ai thotë se vetëm në Korporatën Energjetikë të Kosovës borxhi llogaritet të jetë rreth 362 milionë euro.
Por, sipas zyrtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, borxhi i konsumatorëve ndaj kësaj korporate është rreth 255 milionë euro.
Kjo korporatë tashmë ka dërguar në Distribucionin e Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), listat e 63 mijë konsumatorëve për fshirjen e borxheve me automatizëm, me një vlerë prej rreth 25 milionë euro, ndërkaq kanë mbetur edhe 170 mijë konsumatorë më 230 milionë euro.
Edmond Nulleshi është drejtor ekzekutiv për Shërbimet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai thotë se kjo kompani ka publikuar listat e borxhlinjve kurse komisioni i formuar bën shqyrtimin e të gjitha ankesave eventuale. Sipas tij, borxhlinjtë më të mëdhenj janë konsumatorët e amvisërisë.
“Pjesa më e madhe e borxhit i takon konsumatorëve të amvisërisë, pastaj bizneset për shkak të strukturës se tyre, kurse industria pothuajse është zero”, deklaroi Dibrani, sipas të cilit, afati ligjor për të aplikuar për faljen e borxheve është muaji tetor i këtij viti.
“Ligji është në fuqi deri më 2 tetor të vitit 2016. Deri në atë kohë qytetarët mund të aplikojnë. Mirëpo duhet të kenë kujdes që në këtë periudhë sa më herët të shkojnë dhe të aplikojnë në ato institucione ku janë borxhlinjë, në mënyrë që të realizojnë të drejtën e tyre”, tha Dibrani.
Ndryshe, borxhet do t’u falen konsumatorëve edhe për ujë, mbeturinat dhe ngrohjen. Falja përfshinë periudhën deri në fund të vitit 2008, mirëpo me kusht që konsumatorët të paguajnë borxhin e mbetur, ose ta riprogramojnë pagesën përmes 16 kësteve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










