Lajme
S’ka kufizime për ezanin dhe kambanat
Qeveria e Kosovës nëpërmjet ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen nga zhurma, ka hequr kufizimet për ezanin dhe kambanat, që ishin propozuar nga qeveria e kaluar
Një dispozitë ligjore e sponsoruar nga Qeveria e Kosovës dy vjet më parë, që ngjalli reagime të mëdha kryesisht te komuniteti mysliman në vend, është hequr tani nga e njëjta qeveri. Është fjalë për rregullin ligjor që zvogëlonte zhurmën në rastin e thirrjes së ezanit nëpër xhami dhe rënien e kambanave nëpër kisha.
Dispozita që pati prodhuar zhurmë të karakterit religjioz është hequr nga Qeveria nëpërmjet ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen nga zhurma, shkruan Koha Ditore. Ligji nuk do të bëjë kufizime për ezanin e kambanat.
Ndryshimet janë sponsorizuar nga ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i cili është edhe kryetar i Partisë së Drejtësisë, subjekt politik që mbështetet kryesisht nga praktikues të fesë islame. Agani ishte zotuar se si anëtar i qeverisë Mustafa, do të ndryshoj ligjin për zhurmën.
Çështja adresohet në paragrafin e dytë të nenit të gjashtë. Aty saktësohet se dispozitat e ligjit nuk zbatohen për zhurmën e lëshuar nga “zërimi i kambanave dhe pajisjeve elektroakustike në kohën e riteve fetare”.
Në fund të janarit të 2014-s, Kuvendi kishte shqyrtuar këtë projektligj të proceduar nga Qeveria. Ishte votuar në lexim të parë nga deputetët, e të cilit akt i kishte paraprirë një debat i ashpër. Leximi i dytë nuk ka ndodhur prej dy vjetësh, e për pasojë nuk ka hyrë në fuqi.
Kjo çështje kishte ngritur në këmbë komunitetin mysliman në Kosovë, të cilët e kishin kundërshtuar ashpër kundër këtij propozimi. Madje ata këtë e konsideruan si ndërhyrje në çështjet e islamit. Kundër propozimit qeveritar u organizuan edhe disa protesta në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











