Lajme
Padi për Shqipërinë, nuk ka burg për të sëmurët mendorë
Komiteti i Helsinkit paralajmëroi ngritjen e një padie ndaj Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pasi që nuk ka burg për trajtimin e të sëmurëve mendorë
Republika e Shqipërisë, pavarësisht rekomandimeve ndërkombëtare, nuk e ka hapur një burg të posaçëm për trajtimin e të sëmurëve mendorë. Për këtë çështje, Komiteti i Helsinkit paralajmëroi ngritjen e një padie ndaj Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Sipas kësaj zyre, mbajtja e këtyre të sëmurëve në të njëjtat burgje është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
Gjashtë vjet pasi nuk ja ka dalë mbanë të ndryshojë situatën, Komiteti Shqiptar i Helsinkit paralajmëron se do të padisë Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut për torturë dhe shkelje të të drejtave të njeriut, lidhur më mbajtjen në burgjet e zakonshme të të dënuarve që janë me probleme mendore.
Janë 164 persona për të cilët gjykata ka urdhëruar mjekimin e detyrueshëm në një institucion psikiatrik, por këto vendime shkelen haptazi nga shteti, duke qenë se këta shtetas vijojnë të mbahen në një ambient burgu të zakonshëm, pasi në Shqipëri ende nuk ka një institucion të specializuar për këtë kategori, raporton TCH.
Drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçja, pohon se megjithë kallëzimet e herëpashershme kundër autoriteteve të burgjeve dhe Prokurorisë dhe pushimit të hetimeve, gjykatat janë bërë palë duke mos kërkuar ri hapjen e tyre.
“Gjykata e quan normale që në vend që ta takosh në një spital të zakonshëm, ti e çon në burg. Ne nuk gjetëm mbështetje të institucionet gjyqësore”, shprehet Meçaj.
Nga ana e saj Prokuroria për herë të parë pranoi gjatë një analize vjetore, se kjo shkelje vjen nga mungesa e një institucioni të posaçëm.
“Mënyra e trajtimit të tyre brenda sistemit të burgjeve mund të jetë një gabim. Nga ana e qeverisë është çelur një fond për të bërë studim-projektimin për ndërtimin e burgut, të mbarojë kjo procedurë dhe më pas do të konkretizojmë këtë”, thotë Bledar Skënderi, nëndrejtor i Përgjithshëm i burgjeve.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












