Lajme
Virusi “Zika” nuk e rrezikon Kosovën
Sipas ekspertëve shëndetësorë, Kosova nuk është e rrezikuar nga virusi “Zika”, pasi që bartës i virusit janë mushkonjat të cilat në Kosovë nuk janë të pranishme
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka deklaruar se Kosova aktualisht nuk është e rrezikuar nga virusi “Zika”, i cili është përhapur në mase të madhe në disa shtet të Amerikës Latine. Mirëpo, ai u ka rekomanduar qytetarëve që t’u shmangen udhëtimeve në vendet ku ky virus, tashmë, është i pranishëm.
Për TCh, ai ka thënë së Kosova është e renditur në vendet me rrezik të ulët, duke qenë se bartës i këtij virusi janë mushkonjat, të cilat në vendin tonë nuk janë të pranishme. Sidoqoftë, Hoti është shprehur se, Instituti Kombëtar të Shëndetësisë po e monitoron këtë situatë.
Ai, me tutje, ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë ka hartuar plane strategjike për reagim ndaj paraqitjes së këtij virusi.
Ndërkaq, Skender Syla, drejtor i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se nuk ka vaksinë, e cila do ta parandalonte këtë sëmundje e, po ashtu, testet e shpejta për verifikimin e saj nuk janë në dispozicion në mënyrë të mjaftueshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar virusi “ZIKA”, të rrezikshëm sikurse virusi “Ebola”, ku pati lënë 11 mijë njerëz të vdekur në Amerikën e perëndimit. Ekspertët bëjnë të ditur se virusi Zika tashmë është shpërndarë në 23 shtete dhe ka prekur rreth katër milionë njerëz.
Kura për këtë virus nuk është gjetur ende dhe më të rrezikuarit nga ky virus janë fëmijët e porsalindur, pasi që ata rrezikohen të lindin me koka të vogla jo normale. Bartja e këtij virusi nga një person tek tjetri bëhet përmes pickimit të mushkonjave.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës ka thënë ditë më parë, se virusi Zika ka shkaktuar epidemi të vogla, që nga viti 1947, kur edhe është paraqitur rasti i parë, për t’u rishfaqur prapë në Amerikën Latine në vitin 2007, dhe pastaj sërish në vitin 2015, duke regjistruar më shumë se 4 mijë raste të sëmundjes.
“Si sëmundje, virusi Zika nuk paraqet ndonjë gjendje të rëndë, duke u manifestuar me shenja të përgjithshme, si: temperaturë , ethe, molisje, plogështi, por që problemet mund të rëndohen në sisteme tjera të organizmit”, tha ai
Më së shumti raste, sipas tij, janë shfaqur në Amerikën Latine, aty ku ka shumë mushkonja, e kjo sëmundje përhapet pikërisht nga mushkonjat, dhe atë nga specie të veçanta, që quhen EDES.
Në Kosovë, sipas tij, nuk ka këso mushkonjash, dhe nuk ka rrezik të përhapjes, derisa në Shqipëri ekzistojnë mushkonja të tilla, dhe ka mundësi të përhapjes së virusit.
“Instituti Kombëtar ka marrë masa adekuate, në rast të paraqitjes së sëmundjes, dhe është duke e përcjellë situatën epidemiologjike. Dhe të gjitha rekomandimet shkojnë në drejtim të pengimit të pickimit të mushkonjave, qoftë me rrjeta, qoftë me shkatërrimin e vendeve të mushkonjave dhe ndalimin e shumimit të tyre dhe përhapjen e sëmundjes”, ka shtuar Ramadani.
Ndryshe, virusi Zika është zbuluar në vitin 1947 në Ugandë, ndërsa rasti i parë në njeri është regjistruar në Nigeri, në vitin 1954. I lindur nga mushkonja, virusi ka qarkulluar në Afrikë dhe Azi për dekada të tëra, dhe së voni në rajonin e Paqësorit, derisa asnjëherë nuk ka shkaktuar shumë shqetësim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













