Lajme
Reagon Mehmeti: Çështja kombëtare lëngon nga politikanët e korruptuar
Ermira Mehmeti në opinionin kosovar u etiketua si “tradhtare” pasi u largua nga Këshilli i Evropës, duke mos e votuar draft-rezolutën për Kosovën, që dështoi për një votë
E etiketuar si “tradhtare” pasi që nuk qëndroi në sallën e Asamblesë së Këshillit të Evropës kur u votuan amendamentet për Kosovën, deputetja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti, përgjigjet duke thënë se, faji nuk është tek ajo, por te moskoordinimi ndërmjet deputetëve kosovarë dhe atyre nga Shqipëria në KiE.
Mehmeti në opinionin kosovar u konsiderua si deputete tradhtare pasi vetëm për një votë nuk kaloi propozimi i Kosovës, por kaluan katër amendamentet e propozuara nga Serbia që stopojnë anëtarësimin e Kosovës në Europol, Interpol dhe disa nisma të tjera. Në opinionin shqiptar u tha se Ermira Mehmeti iku nga Asambleja sepse i ikte avioni për në Shkup e në anën tjetër Kosova dështoi në procesin e saj.
Por, pas këtyre akuzave, ishte Mehmeti që theu heshtjen. Në një reagim të postuar në profilin e saj në Facebook, ajo thotë se ishte puna dhe lobimi i saj që i siguroi Kosovës mbështetjen e delegacioneve kryesore, ndërsa shtyrjen e aeroplanit nuk ia kërkoi askush, as nga Kosova e as nga Shqipëria.
“Nuk desha të reagoj lidhur me sulmet e ulëta që përsëri janë drejtuar kundër meje, por, për shkak se u kaluan kufijtë, po them dhe unë të vërtetën time”, thotë ajo.
Për çudi, pjesa më e madhe e këtyre patrioteve, siç i quan ajo, “kujdestarë” “që duken të kurdisur që me automatizëm të reagojnë sa herë që bëhet fjalë për mua, janë pikërisht individë të cilët s’e kanë as idenë më të vogël se çfarë institucioni është, si funksionon dhe çfarë përfaqëson Këshilli i Evropës ne Strasburg”.
Ajo po ashtu thotë se nuk është shefe e delegatëve të Maqedonisë në KiE dhe si e tillë nuk vendosë për qëndrimin e deputetëve në Asamble. Sipas Mehmetit, ata që e kanë akuzuar se ka ikur drejt Shkupit dhe Kosova ka dështuar për vetëm një votë, thotë se nuk e kuptojnë funksionimin e KiE-së.
“Po ta dinin, këta patriotë të estradës do ta kishin parasysh se as Ermira Mehmeti, dhe asnjë tjetër nga 318 anëtarët e Asamblesë Parlamentare nuk janë aty për qejfet e tyre, por për shkak se janë anëtarë të delegacioneve të parlamenteve të shteteve të tyre. Secili delegacion ka shefin e tij, dhe shefat e delegacioneve bashkë me kryetaret e parlamenteve vendosin rreth përbërjes së delegacionit, pjesëmarrjes në sesion dhe kohëzgjatjes së qëndrimit në Strasburg”, thotë ajo.
Ajo tha se kur ka arritur në Strasburg, delegacioni i Kosovës i cili ka vetëm status mysafiri dhe asnjë të drejtë për pjesëmarrje në punimet e Asamblesë, ka qenë në pozitë tërësisht të pafavorshme për sa i përket draft-rezolutës.
“Ishte puna dhe lobimi im, që siguroi mbështetjen më të madhe të delegacioneve ndër më kryesorët, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, të cilët, duke firmosur amendamentet e palës kosovare, në fakt, arritën të ndryshonin atmosferën në favor të Kosovës. Mes tjerash, këtu do përmendja edhe bisedën telefonike me iniciativë timen, me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Mevlut Causoglu, i cili më ka garantuar mbështetjen e plotë të Delegacionit Turk në Asamble”.
“Kam komunikuar disa herë me njërin nga deputetët më me ndikim në Asamble, austriakun z. Stefan Schennach, deri sa është bindur dhe ai për të firmosur amendamentet kosovare. Për punën dhe angazhimin tim personal, përtej ingerencave të mia por vetëm si shqiptare, mund të pyesni jo vetëm Nënkryetarin e Parlamentit të Kosovës dhe Shefin e delegacionit në Këshillin e Evropës, z. Xhavit Haliti, por edhe cilindo qoftë anëtar të Delegacionit, ose edhe Shefin e Misionit të Kosovës në Strasburg, Edon Cana”, thotë ajo.
Mehmeti po ashtu thotë se është e vërtetë se ka mundur të ndryshoj biletën e kthimit në Shkup, por thotë se nuk është bërë asnjë kërkesë në adresën e saj, as nga delegacioni i Shqipërisë, e as nga ai i Kosovës.
“Natyrisht se, po që se do të parashtrohej kjo kërkesë ose mundësi, në nivel politik do të rregullohej edhe me shefin e delegacionit tim. Për fat të keq, këtë nuk e kërkoi askush. Në fund, unë, për fat të keq, nuk e kam standardin e disa politikanëve shqiptarë, ish-ministra e zyrtare të tjerë të shtetit, që të mund t’i lejoj vetës që me shpenzime private të paguaj bileta aeroplani. Kjo mbase është dobësia ime që vazhdoj të jetoj vetëm nga rroga e deputetit dhe vazhdoj të mos kem asnjë biznes privat, të mos kontrolloj asnjë tender, dhe që refuzoj të korruptohem”, shprehet Mehmeti.
Ajo thotë se logjika e këtyre politikanëve milionerë që po bëjnë estradën është e thjeshtë dhe përherë bazohet në kalkulime matematikore me nga pesë e më shumë zero, “por edukata ime nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë e tillë”.
“Çështja kombëtare, sipas saj, megjithatë, lëngon nga politikanët e korruptuar e fjalë bukur, jo nga politikanët që mundohen me dije dhe ndershmëri të ecin proceset përpara”, shprehet Mehmeti në reagimin e saj.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










