Lajme
Maqedoni: Të rinjtë po e braktisin vendin
Sipas të dhënave të organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, për vetëm një vit, Maqedoninë e kanë braktisur 20.563 qytetarë
Shumica të rinjve në Maqedoni vazhdojnë të ëndërrojnë imigrimin jashtë vendit, pasi që shteti i tyre, siç thonë ata, nuk iu krijon prosperitet. Të lodhur nga sistemi i korruptuar dhe papunësia, shumica e të rinjve po shpresojnë të filluar një jetë të re në shtetet e Bashkimit Evropian.
Sipas një hulumtimi nga fondacioni Fridrih Ebert, më shumë se gjysma e të rinjve në Maqedoni duan të largohen në vendet evropiane, për të mos u kthyer kurrë më në vatrat e tyre, njofton agjencia e lajmeve INA.
Fatkeqësisht, në mesin e tyre, ka edhe mjekë, ekonomistë dhe të profesioneve tjera, të cilët janë ngulfatur nga politizimi i të gjitha sferave të jetës.
Numri i tyre nuk është i vogël. Sipas të dhënave të organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, për vetëm një vit, Maqedoninë e kanë braktisur 20.563 qytetarë. Sipas këtij raporti të rinjtë janë vendosur në Gjermani, Austri, Zvicër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo që po i shtyjnë të rinjtë të ikin apo të ëndërrojnë imigrimin, thuhet se është kriminaliteti dhe amoraliteti i politikës që u shfaqën nga materialet e përgjuara, arsimi, shëndetësia, dhe shumë sfera tjera që dëshmuan se shoqëria maqedonase po shkon drejtë degradimit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













