Sport
Ja si duken fanellat e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2016”
Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar gjatë ditës së sotme në Tiranë, fanellat e reja me të cilat do të luajë Kombëtarja Shqiptare e Futbollit në “Euro 2016”.
Një fanellë me shqiponjë të dizajnuar në të. E tillë do të jetë fanella e re e Kombëtares së Shqipërisë me të cilën do të prezantohen djelmoshat shqiptarë në “Euro 2016”. Këto fanella janë të realizuara nga sponzori i ri teknik i përfaqësueses, “Macron”. Uniforma e re e kuqezinjve u prezantua sot në Tiranë.
Të trija fanellat janë në tri ngjyra, ajo tradicionale, kuqezi, e dyta që e bardhë dhe fanella e tretë është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme.
Fanella është një ndërthurje mes traditave shqiptare me shqiponjën si simbol dhe modernes, pasi dizenjo e saj është e veçantë.
Në ceremoninë e prezantimit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të firmës italiane, Kryetari i Federatës Shqiptare, Armando Duka, trajneri i Kombëtares Shqiptare në futboll, Gianni De Biasi, etj.
Të lumtur me dizajnin e fanellave të reja dukët të janë edhe futbollistët e Kombëtares të cilët i kanë postuar dizajnin e fanellave të reja në rrjetet e tyre sociale.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











