Lajme
Kosova importon më shumë se 90 % të mallrave
Kosova vazhdon të importojë më shumë se 90 për qind të mallrave, ndërsa mallrat serbe prijnë me 12.7 për qind të tregut
Kosova vazhdon të mbetet njëri nga shtetet evropiane që importon mallra më shumë se 90 për qind për tregun e brendshëm, ndërsa Serbia edhe më tej mbetet vendi nga ku importohet më së shumti. Eksporti e mbulon importin me vetëm 9.3 për qind. Kështu thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me të dhënat e Tregtisë së Jashtme për muajin dhjetor 2015.
Sipas të dhënave nga Tregtia e Jashtme, tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin dhjetor 2015 prej 230 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 198.5 milionë euro me periudhën e njëjtët të vitit 2014.
Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2015 kishte vlerën 23.5 milionë euro, ndërsa importi 253.6 milionë euro, ku shihet se është një rënie prej minus 10.8 për qind për eksport, dhe një rritje prej 12.7 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore, eksportin e përbëjnë: metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 45.5 për qind; produktet minerale me 13.8 për qind; ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 9.4 për qind; plastika, goma dhe artikuj prej tyre me 6.3 për qind, tekstili dhe artikuj prej tij me 5.5 për qind…”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 16.0 për qind të importit e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 15.1 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.8 për qind e përbëjnë produktet minerale; 9.9 për qind e metalet bazë dhe artikujt prej tyre…etj.
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e CEFTA-së, të cilat marrin pjesë me 35.4 për qind për eksport dhe 24.6 për qind për import, ndërsa vendet e BE-së marrin pjesë me 20.0 për qind për eksport dhe 43.0 për qind për import.
“Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi 16.4%, Shqipëri 13.3, Serbi 10.7, Maqedoni 9.1, Gjermania 4.4, Zvicër 4.3 për qind, Turqi 4.3, etj. “Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia 12.7 për qind, Turqia 12 për qind, Gjermania 11.9%, Kina 9.4%, Italia 9.2%, Maqedonia 5.0 për qind, etj”, thuhet në raportin e ASK-së.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












