Lajme
Gati para dështimit kredia 10 milionëshe për Prishtinën
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se, nga shtatori 2015, Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar kredinë 10 milionëshe me BERZh-in për kryeqytetin
Përplasjet politike në Parlamentin e Kosovës, ndërmjet pozitës dhe opozitës, po manifestohen edhe në nivelin lokal. Tani është Qeveria e Kosovës ajo që po e pengon zhvillimin e një kredi-kontrate ndërmjet Komunës së Prishtinës që drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Siç ka shkuar në facebook, kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, për shkak të mos-efikasitetit të Qeverisë Mustafa, ka mundësi të dështojë kredia në vlerë 10 milionë euro nga BERZH për funksionalizimin e trafikun urban të Prishtinë.
“Në vitin 2014 kemi arritur të bindim Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të investojë në Trafikun Urban edhe pse ishte ndërmarrje para falimentimit. Kredia e dakorduar ishte në shumë prej 10 milionë euro dhe asistence teknike falas 700 mijë euro.
U ndërtua modeli financiar dhe u caktuan projektet për ta përmirësuar gjithë kompaninë”, thotë Ahmeti.
Por, sipas tij, për ta marrë kredinë e volitshme nevojitet garancioni i sovranitetit.
“Kjo nënshkruhet nga qeveria dhe ratifikohet nga Kuvendi. Në gusht të vitit 2015 kemi negociuar dhe nënshkruar kushtet e kredisë me qeverinë. Me 3 shtator bordi i BERZH ka votuar pro. Të gjitha autorizimet u bënë dhe gati për nënshkrim. Prej shtatorit e deri më sot qeveria nuk e ka proceduar dhe nuk ka dërguar kurrfarë përgjigje për mosprocedim”, ka deklaruar Ahmeti.
Në ndërkohë, siç thotë ai, janë zhvilluar të gjitha procedurat e prokurimit.
“Sot ka ardhur një delegacion nga BERZH për ta kuptuar pse po vonohet nënshkrimi. Dhe sot marrim thirrje nga ministria për t’u takuar ku na kërkojnë edhe një letër si arsyetim për moslëvizje qe nga gushti. Ky vonim është i kotë dhe mik është mbështetje as nga ministria e as nga qeveria”, konsideron Ahmeti.
Ndryshe, Qeverinë e Kosovës e drejton koalicioni i madh PDK-LDK, respektivisht nga dy liderët, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, ndërsa Komuna e Prishtinës drejtohet nga partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje. Kjo e fundit ka muaj që po e pengon zhvillimin normal të Kuvendit të Kosovës për shkak të dy marrëveshjeve që ka realizuar Mustafa e Thaçi, me Serbinë dhe Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











