Lajme
Zgjedhjet në Serbi, mund ta shtyjnë dialogun me Kosovën
Sipas analistëve politikë, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, do të pushojë të paktën deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti
Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mundësi të shtyhet për disa muaj për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, që janë parashikuar të mbahen në muajin prill. Kjo shtyrje e dialogut do të vërehet në nivelin e lartë politik, ndërsa në nivelin teknik mund të vazhdojë.
Sipas analistëve politikë, dialogu do të pushojë të paktën deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti. Por, ka mundësi, që të zhvillohet vetëm edhe një takim ndërmjet dy kryeministrave, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq, dhe pas kësaj periudhë bisedimet të pushojnë për disa muaj.
Naim Rashiti është analist nga Grupi Ballkanik për Politika. Ai për REL, vlerëson se takimi i përfolur si i mundshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fund të janarit në Bruksel, në rast se edhe ndodh eventualisht, ai do të jetë i fundit në nivel kryeministrash, për një periudhë disa mujore.
“Sa herë që ka pasur zgjedhje në Serbi, kanë afektuar në masë kritike dialogun. Edhe zgjedhjet lokale kanë afektuar në masë kritike dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve. Por, duke pasur parasysh edhe krizën (politike) në Prishtinë, ka qenë vështirë të pritet ndonjë avancim i theksuar i dialogut në këtë pranverë”, konsideron ai.
Është ende e paqartë, sipas tij, nëse do të mbahet takimi i 27 janarit në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave.
“Besoj që do të vazhdohet në nivelin teknik, të udhëhequr nga zonja Edita Tahiri (ministre për dialog me Serbinë në Qeverinë e Kosovës) dhe Marko Gjuriq (shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë). Kështu që, realisht, për dialog të mirëfilltë, avancim të marrëveshjeve, mund të flasim vetëm në qershor apo pas qershorit”, thotë Rashiti.
Edhe njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi thotë se zgjedhjet në Serbi dhe kriza politike në Kosovë, tashmë kanë krijuar kushte që dialogu të pushojë për një periudhë.
“Duket që dialogu, megjithatë, do të pauzojë për shkak të zgjedhjeve në Serbi, por edhe për shkak të klimës së krijuar pas dënimit të Oliver Ivanoviqit. Unë mendoj se tash për tash nuk ka kushte që dialogu të vazhdojë. Takim mund të ketë, të ekspertëve, sidomos sa u përket këtyre çështjeve që ne po i quajmë teknike. Mirëpo, në marrëdhëniet midis dy kombeve që praktikisht nuk e njohin ende njëra-tjetrën dhe që kanë dalë nga një konflikt i armatosur, kurrgjë nuk është dialog i nivelit teknik, gjithçka është politik”, vlerëson Matoshi.
Ndryshe, të dy këta analistë vlerësojnë se pushimi i dialogut, si pasojë e zgjedhjeve në Serbi, por edhe krizës politike më Kosovë, do të ketë edhe efekte tjera.
Ndryshe, bisedimet e fundit ndërmjet dy shteteve, kanë qenë më 25 gusht 2015, në Bruksel, kur u nënshkruan një pako marrëveshjesh, përfshirë: marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe; telekomin; energjetikën dhe për të ashtuquajturin; Parkun e Paqes.
Kjo marrëveshje në pako, trazoi politikën kosovare, pasi që opozita po konsideron se marrëveshja e parë për Asociacionin krijon autonomi politike për serbët e Kosovës dhe si e tillë do të kundërshtohet. Marrëveshje u konsiderua anti-kushtetuese edhe nga interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
E-Diaspora
-
Protestë në Bernë me moton “Shqipëria thërret – Diaspora përgjigjet” Me organizim të një grupi aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, të shtunën, më 4 korrik në Bernë... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz










