Lajme
Gjermania, 7, 5 milionë € për efiçiencë të energjisë në Kosovë
Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e kanë nënshkruar një Marrëveshjen për masat e Efiçiencës në Energji për nivelin komunal. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë, Christoph Tiskens.
Ndërsa pjesëmarrës në nënshkrim ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, si dhe kryetarët e Komunave përfituese, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetarja e Komunës së Gjakovës , Mimoza Kusari – Lila, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, si dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa.
Ministri Hoti, duke falënderuar Qeverinë Gjermane, BE-në dhe KfW për bashkëpunimin e shkëlqyer të ofruar gjatë të gjitha këtyre proceseve, bëri të ditur se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë qytetarët e komunave e Gjilanit, Gjakovës, Prishtinës dhe Ferizajt.
“Kjo marrëveshje vijë në sajë të bashkëpunimi të shkëlqyeshëm që kemi me shtetin Gjermane dhe BE-në. Marrëveshja për këtë projekt kap vlerën prej 7.5 milion euro; ku 5 milion euro janë grant; 2.5 nga Qeveria Gjermane dhe 2.5 nga WBIF; pjesa e kredisë përfshin vlerën prej 2.5 milion euro nga KfW-ja me një grejs periudhe 3 vjeçare dhe me afat amortizimi deri në vitin 2028, me këste që paguhen dy herë brenda vitit”, shtoi ministri Hoti.
Ministri Hoti gjithashtu tha se “Marrëveshja për këtë projekt edhe më tutje konfirmon përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikë së Kosovës, pasi që nga ky projekt direkt do të përfitojnë institucionet më të rëndësishme të këtyre qyteteve, shkollat fillore dhe të mesme dhe shëndetësia primare”.
Ndërsa, drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë, Christoph Tiskens, tha se qëllimi i këtij programi është përmirësimi i kushteve të jetesës për banorët e komunave të Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt.
Programi, sipas tij, është i bazuar në studimin e fizibilitetit i përfunduar në vitin 2012 dhe i financuar nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor ku janë identifikuar 30 ndërtesa në komuna të ndryshme që kanë nevojë për rehabilitimin e masave të efiçiencës energjetike, në ndërrimi i dritareve, izolim, sisteme të ngrohjes, të shkollave, kopshteve të fëmijëve, spitaleve dhe qendrave mjekësore,
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












