Lajme
Vdiq Presidenti i Kosovës, Rugova
Të shtunën, në moshën 61vjeçare, vdiq Presidenti i Kosovës,Ibrahim Rugova
Studiuesi i letërsisë dhe shkrimtari Ibrahim Rugova vdiq të shtunën si pasojë e kancerit të mushkërive. Ai me partinë e formuar nga ai LDK-në ishin përcaktuesit e jetës politike në Kosovë për 17 vjet rresht. Qeveria dhe Kryesia e Parlamentit urdhëruan pesë ditë zie në nivel vendi. Sipas njoftimeve të famlijes së tij, Rugova do të varroset të enjten në kreqytetin Prishtinë. Të shtunën mbrëma aty u mblodhën me qindra veta dhe me qirinj të ndezur nderuan udhëheqësin e popullarizuar të shqiptarëve.
Kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci, mori përkohësisht postin e Presidentit të vendit. Se a do të arrijnë të pajtohen prijësit e përçarë të Kosovës për emërimin e një drejtuesi të delegacionit të bisedimeve në Vjenë mbetet tashpërtash e paqartë. Edhe më i paqartë mbetet emërimi i pasardhësit të Rugovës në postin e presidentit.
Rugova organizoi në fund të viteve të 80-ta rezistencën në Kosovë kundër centralizimit të dhunshëm të bërë nga presidenti i atëhershëm jugosllav, Slobodan Milosevic.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bshkuara, Kofi Anan, në Nju-Jork-apeloi te forcat politike të Kosovës për unitet dhe për bashkëpunim të ngushtë me të dërguarin special të Kombeve të Bashkuara, Matti Ahtisaari, në Vjenë.
Shefi i Miisionit administrativ, Soeren Jessen-Petersen, e cilësoi Rugovën si një personalitet të urtë, që gëzonte respekt ndërkombëtar. Jessen-Petersen ftoi politikanët dhe popullin për unitet dhe gjakftohtësi në këto “momente vendimtare” për të ardhmen e vendit
Kancelarja Federale, Angela Merkel, deklaroi se “nën udhëheqjen e Rugovës vendi në këto vitet e fundit ka bërë përparime substanciale në rrugën drejt demokracisë, shtetit juridik dhe ekonomisë së tregut“. Përcaktimi i Rugovës për mosdhunë dhe demokraci është një „detyrë dhe amanet për të gjithë ata që bartin përgjegjësi politike në Kosovë“.
Ministrja e Punëve të Jashtme e SHBA-së, Condolezze Rice, theksoi se SHBA humbi një „mik të madh“ dhe populli i Kosovës “një udhëheqës të madh”. Rugova fitoi respektin e botës, sepse ishte bërë avokat i demokracisë dhe i paqes.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer deklaroi në Bruksel se Rugova ishte zotuar për një Kosovë demokratike dhe multietnike.
Komisioneri Evropian për Zgjerim, José Manuel Barroso, e quajti atë një avokat të madh të Kosovës.
Die Zeit, 23 janar 2006
(Nga gjermanishtja, për albinfo.ch: Nexhmedin Gërguri)
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












