Lajme
Dimitriev mandatohet për kryeministër të Maqedonisë
Dorëheqjen e Gruevskit e ka miratuar Parlamenti i Maqedonisë, ndërsa presidenti Gjorgje Ivanov e mandatoi Dimitrievin për postin e kryeministrit. Zgjedhjet caktohen me 24 prill
Pas dhjetë vjet qeverisje, Nikolla Gruevski u largua nga “froni” duke ia lëshuar postin e kryeministrit bashkëpunëtorit dhe bashkpartiakut të tij, Emil Dimitrievit. Dorëheqjen e Gruevskit e ka miratuar Parlamenti i Maqedonisë, ndërsa presidenti Gjorgje Ivanov e mandatoi Dimitrievin për postin e kryeministrit.
Pas këtyre zhvillimeve, Kuvendi i Maqedonisë me 73 vota “pro” miratoi shpërbërjen duke ia hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme me 24 prill.
Sipas asaj që propozuan sot partnerët e koalicionit qeveritarë VMRO-DPMNE dhe BDI përbërja aktuale parlamentare do të vazhdoj me punë deri më 24 shkurt, kur edhe hyn në fuqi vendimi për shpërbërje të Kuvendit.
Kësisoj, Maqedonia ka hyrë në një situatë të re të paqartë. Partitë në pushtet bëhen gati për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për më 24 prill, ndërsa opozita kërcënohet me bojkot, me çka vendi do të hynte në një krizë të re.
Opozita maqedonase tha se nuk pranon zgjedhje pa pastrimin e listës së votuesve dhe pa media të lira. Nëse nuk arrihen këto, LSDM paralajmëroi bojkot të zgjedhjeve të 24 prillit.
Ndërkohë, komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i BE-së, Johanes Han ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e VMRO-DPMNE-së për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill. Han në reagimin e tij me shkrim ka shkruar se do të dëshironte që ky vendim të ishte koncensual, citon koha.net,
“U informova për vendimet e marra sot lidhur me zgjedhjet e parakohshme më 24 prill, siç parashikonte edhe marrëveshja e Përzhinës. Por siç e pata theksuar më herët do të kisha preferuar një zgjidhje konsensuale nga të gjitha partitë politike. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që aktorët politikë dhe institucional në vend të bëjnë të pamundurën për të siguruar zgjedhje korrekte në linjë me standardet demokratike”, thekson në reagim me shkrim Komisioneri evropian Johanes Han.
“Për të arritur këtë duhet punuar jashtëzakonisht dhe në mënyrë urgjente veçanërisht mbi listën e votuesve. Pavarësisht dështimit për të gjetur një marrëveshje të përbashkët mbi një datë për zgjedhjet, unë sërish pres që partitë politike të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe ti përmbahen angazhimeve të marrëveshjeve politike të qershor/korrikut përfshi edhe prioritetet e reformave urgjente”, thotë më tej ai.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










