CH-Ballkani
Peticion për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet në Maqedoni
Organizata Forca e Diasporës për Atdheun - FDA, ka lansuar një peticion, drejtuar institucioneve të Republikës së Maqedonisë.
Përmes këtij peticioni është kërkuar që proceset zgjedhore të jenë një shans për përfaqësim të barabartë njëherësh t’u mundësohet të gjithëve pjesëmarrja në zgjedhje , si e drejtë e patjetërsueshme.
Kërkesa drejtohet konkretisht për diasporën në tërësi e atë shqiptare në veçanti, në mënyrë që shqiptarëve t’u mundësohet pjesëmarrja në proceset zgjedhore në të gjitha shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.
„Peticion drejtuar Republikës së Maqedonisë për mundësimin e pjesëmarrjes së diasporës në votime në vendet ku jetojnë pa burokraci e pa shantazhe, duke respektuar të drejtën elementare të secilit për të votuar dhe duke ruajtur dhe numëruar votën se secilit.“, thuhet në adresimin e FDA-së
„Republika e Maqedonisë, është shtet më përbërje shumë-nacionale. Regjistrimi i fundit i organizuar i popullsisë, u shpallë i pavlefshëm, i dështuar për shumë arsye të paqarta, prandaj nuk ka shifra të sakta për përqindjen e komuniteteve të cilat përbëjnë qytetarinë maqedonase“ thotë FDA.
FDA duke u bazuar në informatat zyrtare thotë se se numri i shqiptarëve në Maqedoni është 500 mijë, përderisa në çarqet jozyrtare flitet të jetë 700 mijë. Nga kjo 200-300 mijë shqiptarë jetojnë në diaspore të shpërndarë si në: SHBA, Gjermani, Zvicër e kohëve të fundit edhe në Itali. Pra llogaritet të jenë mbi 40% e shqiptarëve të cilët jetojnë në diasporë“ .
„Nëse do t’u mundësohej pjesëmarrja në votime,atëherë diaspora shqiptare por edhe e komuniteteve tjera në Maqedoni, do të kishin impakt të drejtpërdrejtë dhe, do ta bënte dallimin drejtë ndryshimeve në politikën e Republikës së Maqedonisë. Njëherësh do të ndikonte drejtpërsëdrejti edhe në përqindjen ë subjekteve shqiptare në Maqedoni“, thuhet në njoftimin e FDA-së.
Forca e Diasporës për Atdheun- FDA duke parë gjendjen e papranueshme në skenën politike në Maqedoni, sheh si nevojë të domosdoshme që diasporës t’i mundësohet pjesëmarrja në votime pa burokraci dhe pa shantazhe në të gjitha shtetet ku ka përqendrim të diasporës në përgjithësi e në veçanti asaj shqiptare.
FDA iu bën thirrje të gjitha subjekteve politike shqiptare njëherësh edhe Qeverisë së Maqedonisë, që të respektoj të drejtat themelore të shtetasve të saj e që është pjesëmarrja aktive në votim.
„Duke pasur parasysh këto të dhëna faktike konsiderojmë që është e nevojshme, e rëndësishme dhe e drejtë e patjetërsueshme që:
Të organizohen zgjedhje në të gjitha shtetet ku ka përqendrim të diasporës;
T’u mundësohet votimi pa burokraci e pa shantazhe;
Votimi t’u mundësohet votimi të gjithë shqiptarëve më prejardhje nga Maqedonia;
Të mbrohet vota e secilit qytetar në diasporë. »
Me këtë rast ftohen të gjithë qytetarët në Maqedoni dhe diasporë respektivisht qytetarët shqiptarë që ta mbështesin këtë peticion më qëllimin të ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes në zgjedhje njëherësh edhe ngritjen dhe forcimin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












