Lajme
“Yahoo Travel”: Kosova duhet të vizitohet patjetër sivjet
Kosova, e në veçanti Prizreni është vendi më i preferuar në Evropë. Kalaja e Prizrenit dhe pleskavicat “Te Syla” e mahnitin gazetaren Meagen Collins të Yahoo Travel
Kosova është njëri nga pesë shtetet evropiane që duhet të vizitohet këtë vit. Kështu konsideron ueb-faqja e famshme për këshilla për udhëtime “Yahoo Travel”, në artikullin e saj të fundit të titulluar “Pesë vendet më të nënvlerësuara evropiane që duhen vizituar tani”, ndërsa Kosova propozohet në vend parë.
Veç Kosovës, kjo ueb-faqe propozon edhe shteti tjetër shqiptar, Shqipëria sikurse edhe Maqedoninë, Malin e Zi dhe Rumaninë.
Meagen Collins, gazetarja e “Yahoo Travel”, siç transmeton Koha.net, thotë se meqë tani është fillimi i vitit dhe shumë njerëz veçse i kanë bërë listat se çfarë dëshirojnë të arrijnë këtë vit, është mirë që kësaj liste t’i shtohen edhe disa vende për t’u vizituar.
“Jo vetëm se ju inkurajojmë të udhëtoni më shumë, por dëshirojmë të ju inkurajojmë që të befasoni miqtë tuaj këtë vit dhe të zbuloni disa prej vendeve më të lënë pas dore evropiane. Dhe qëllojani çfarë? Që të gjitha këto vende janë jashtëzakonisht të bukura – dhe janë super të përballueshme. Mrekulli”, thotë Collins në artikullin e saj.
Këto destinacione të paparashikueshme evropiane, sipas kësaj gazetare, iu japin dëshirën e shfrenuar për bredhje “dhe do ju bëjnë t’i paketoni gjësendet tuaja menjëherë, të rezervoni një biletë dhe të zbuloni të panjohurën e madhe këtë vit”.
“Kosova, e në veçanti qyteti i Prizrenit, është vendi ynë i ri i preferuar në Evropë. Kur qëndruam atje në nëntor, dimri po afrohej dhe ditët po bëheshin më të ftohta. Por edhe përkundër kësaj, njerëzit prapëseprapë i shijonin orët e limituara me diell çdo ditë që u jepej rasti. Pamë banorë lokalë që pinin kafe në ato shumë kafenetë e qytetit, restorantet ishin përplot çdo natë dhe baret ofronin pije të lira dhe atmosferë relaksuese”, thotë ajo.
Ajo që duhet parë patjetër, sipas kësaj gazetare, është pamja nga Kalaja e Prizrenit. “Nëse është dita e mirë, merrni me vete edhe pajisjet për piknik dhe shoqërohuni me banorët lokalë, shumica prej të cilëve kënaqen kur bisedojnë me të huaj”, konsideron Collins.
Një pjesë të rëndësishme të këtij raporti, ajo i kushton ushqimit në Prizren, që është i mrekullueshëm dhe shumë i shijshëm.
“Çfarë të hahet: Provoni ‘pleskavicat’, mish i pjekur i mbushur me djathë. Këtë ushqim e provuam rek restoranti “Te Syla” dhe padyshim se është më i miri në qytet, aq i mirë sa që shkuam atje çdo ditë më pas. Çmimi është më pak se pesë dollarë, dhe shumë prej restoranteve e shërbejnë atë me sallatë dhe patate të skuqura”, thotë Collins.
Ajo gjithashtu jep detaje të tjera, duke treguar se Kosova është vendi më i ri i shekullit të 21-të dhe zyrtarisht i pavarësuar nga Serbia më 17 shkurt 2008.
Ndërsa sa i përket Shqipërisë, reportazhin e saj Collins e nis nga Tirana dhe Shkodra, por njëkohësisht viziton edhe qytetet bregdetare shqiptare.
“Ky vend është i stërmbushur me bukuri natyrore sa që do të ishte turp që të mos vizitohej gjatë një udhëtimi evropian. Njerëzit janë të gjithë mikpritës, dhe bëjnë gjithçka për t’ju ndihmuar të huajve që kërkojnë ndihmë. Çfarë të hahet: Mishi i viçit duket të jetë specialitet i Shqipërisë. Ju rekomandojmë të provoni edhe pilafin shqiptar, oriz i zier me lëng mishi. Zakonisht kushton rreth 1 dollar”, thuhet në raport.
Ndërsa një fakt tjetër që ajo përmend, është se Shqipëria, Armenia, Maqedonia dhe Vatikani, sipas Collins, janë të vetmet vende evropiane që nuk kanë degë të McDonald’s-it.
Artikulli përshkruan edhe Shkupin e Maqedonisë, duke thënë se është një qytet i bukur, ndonëse është në ndërtim e sipër. Propozohet edhe që të mos ngatërrohet Republika e Maqedonisë me rajonin Maqedonia të Greqisë, pasi, siç thotë gazetarja “do të përballeni me banorë të zemëruar lokalë”.
Fakt interesant, sipas “Yahoo Travel”, është se nga të gjitha territoret jugosllave, Maqedonia është e vetmja që ka fituar pavarësinë paqësisht. Për Malin e Zi, “Yahoo Travel” thotë se është një prej destinacioneve me zhvillimin më të shpejtë turistik në Ballkan për shkak të bregdetit të bukur, maleve mahnitëse dhe qyteteve të vjetra historike. Colins po ashtu rekomandon edhe Rumaninë si vend që duhet patjetër tp vizitohet.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












