Lajme
Në mungesë të kodit telefonik, Kosova ka humbur 200 milionë euro
Sipas Qeverisë së Kosovës, mungesa e kodit telefonik i ka kushtuar vendit një kosto rreth 200 milionë euro shpenzim
Në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për telekomunikacion, Republika e Austria ka aplikuar këtë të hënë, në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU) për kodin telefonik të Kosovës. Kodi i ri, sipas zyrtarëve kosovarë, do të jetë 383 dhe do t’i sjellë Kosovës përfitime të mëdha ekonomike dhe shërbime cilësore dhe më të lira për konsumatorët.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tashmë ka deklaruar se kodi i ri telefonik i mundëson Kosovës njohje dhe sovranitet ndërkombëtar në fushën e telekomunikacionit.
Deri më tani, kompanitë që kanë funksionuar në Kosovë, kanë shfrytëzuar kodet e vendeve fqinje. Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë, e për të cilat Kosova duhet të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.
Mehdi Latifaj është drejtori teknik i Telekomit të Kosovës. Ai tha se në mungesë të kodit telefonik, kjo kompani për çdo vit i ka paguar për shfrytëzim të kodit 3 milionë euro Telekomit të Monakos, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro.
Përveç përfitimeve komerciale, Latifaj thotë se përfitimet do të jenë të mëdha edhe në aspektin strategjik.
“Kjo ndërlidhet me mundësinë që i krijohet Telekomit të Kosovës për të arritur marrëveshje komerciale me operatorët në gjithë botën për shërbim të trafikut dhe roamingut. Në aspektin strategjik, do ta trajtoja edhe çështjen e lehtësimit të jetës së qytetarëve, duke e bërë shumë më të thjeshtë gjendjen aktuale, kur jemi duke operuar me tre kode telefonike, me vetëm një kod telefonik unik në gjithë territorin e Kosovës”, tha Latifa për REL.
Sipas Qeverisë, kostot e përgjithshme të shkaktuara deri më tani nga mungesa e kodit telefonik kanë arritur shifrën në mbi 200 milionë euro.
Agron Dida thotë se shpenzimet e operatorëve të telekomit do të zvogëlohen dhe në këtë mënyrë mund të investojnë në shërbime të reja.
“Kontrata për shfrytëzim të kodit të Telekomit të Monakos ka qenë shumë e dëmshme për Kosovën. Largimi i kësaj kontrate konsiderohet sukses dhe përparim. Kështu që kur kostoja e shpenzimeve të kompanive zvogëlohet, normal se ulen edhe çmimet e shërbimeve për konsumatorë. Edhe konkurrenca kohën e fundit është duke u zhvilluar mirë në tregun e telekomit“, ka thënë Dida.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










