Lajme
Kosovë, investimet e huaja mbi 300 milionë €
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza në konferencën e fundvitit, tha se viti 2015 përmbyllet me normën e rritjes prej 3.5 për qind
Kriza katërmuajshe politike nuk ka ndikuar shumë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza në konferencën e fundvitit, duke deklaruar se viti 2015 përmbyllet me normën e rritjes prej 3.5 për qind. Remitencat, investimet e huaja dhe kreditimi, sipas tij, kanë ndikuar në këtë normë të rritjes ekonomike.
Hamza po ashtu tha se sipas të dhënave të BQK-së, investimet e huaja direkte deri tani kanë arritur mbi 300 milionë euro. “Nëse i referohemi rritjes së kreditimit, rritjes së remitencave, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen ekonomike. Vlerësimet e Bankës Qendrore janë se rritja ekonomike për vitin 2015 do të jetë diku tek 3.5 për qind”, tha Hamza.
Ai këtë vit e ka quajtur të suksesshëm duke thënë se kishte rrije të kreditimit në prodhim dhe bujqësi, citon telegraf.
“Rritja e kreditimit ka ardhur kryesisht si rezultat i përmirësimit të kushteve të kreditimit dhe i zvogëlimit të normës së interes….Sektori i prodhimit për vitin 2015, gjithmonë i referohem të dhënave të muajit të fundit nëntor ka pasur një rritje të prodhimit të 6.4 për qind. Ndërsa, kredit për bujqësi 22.7 për qind dhe kjo i kontribuon përmirësimit të situatës kryesisht në atë pjesën ku Kosova ka më tepër nevojë në rritjen ekonomike të brendshme“, tha Hamza.
Ai po ashtu gjatë konferencës bëri të ditur se bankat këtë vit kish më pak të hyra, por fitime më të mëdha. “Nëse e shikojmë strukturën e të hyrave edhe nëse e shikojmë fitimin e bankave komerciale, del që fitimi i bankave komerciale në këtë vit nuk ka ardhur si rezultat iu rritjes së të hyrave për bankat komerciale por ka ardhur si rezultat i zvogëlimit të shpenzimeve”, deklaroi ai.
Ndërsa, sa i përket investimeve të huaja, Hamza tha se bazuar në të dhënat që i kanë deri tani janë regjistruar mbi 300 milionë euro investime të huaja.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













