Lajme
Anulohen 40 fluturime, paralizohet Aeroporti i Prishtinës
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka njoftuar se disa nga fluturimet janë dërguar në aeroportet fqinje, në Shkupit e Tiranë
Mjegulla e dendur që ka mbuluar sot Kosovën ka paralizuar tërësisht komunikacionin ajror, duke detyruar zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” t’i anulojnë 40 fluturime. Ndërsa disa fluturime nga Gjermania që kanë pasur destiancion Prishtinën, kanë aterruar në Tiranë.
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka njoftuar se disa nga fluturimet janë dërguar në aeroportet fqinje, në Shkupit e Tiranë. Ajo tha se në Sllatinë ka shumë mjegull dhe kjo gjë mund të rrezikojë që të mos realizohet asnjë fluturim.
“Për sot i kemi gjithsej 63 fluturime. Prej tyre, 33 fluturime janë në arritje ndërkaq 30 fluturime janë në shkuarje. 40 fluturime janë të anuluara, 7 janë dërguar në aeroportet fqinje, në Shkup e Tiranës. Për sot janë në plan dhe 7 fluturime”, deklaroi Gara.
Një pasagjerë i cili nga Hanoveri kishte ateruar në Tiranë tha për Alabinfo.Ch se aeroplani pas përpjekjeve për të ateruar në Prishtinë, shkoj drejt Tiranës. “Tani jemi duke u kthyer nga autobus nga Rinasi. Është kogja sakrificë”, deklaroi ai.
Sipas këtij pasagjeri, kjo ishte hera e dytë që aeroplani u nisa nga Hanoveri drejt Prishtinës. “Herën e parë nuk arriti të aterroj dha u kthye mbara në Gjermani. Kompania kontraktuese na dërgoi me një hotel dhe jemi të kënaqur me trajtimin. Tani pas dështimit të dytë, aeroplani na dërgoi në Tiranë”, tha ai.
Ndërkaq që kompania “Euro Koha” ka njoftuar që është duke u përkujdesur për pasagjerët dhe se janë duke u bërë të gjitha zgjidhjet e mundshme. Në njoftim të kësaj kompanie thuhet se akomodimet e udhëtarëve janë duke u bërë dhe se janë në shërbim të tyre për 24 orë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










