Bota
Për trafikantët, kriza e refugjatëve, biznes miliardash
Luftërat dhe varfëria ka të ngjarë të çojë në vitin 2015 më shumë se 60 milionë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre, njofton UNHCR
Për trafikantët, kriza e refugjatëve është një biznes miliardë dollarësh, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Shefi i IOM-it, William Lacy Swing, ka llogaritur fitimet e trafikantëve këtë vit për të paktën një miliard dollarë amerikanë.
Që nga viti 2000, trafikanët duhet të kenë fituar të paktën dhjetë miliardë dollarë. Udhëtimi i rrezikshëm mund të ketë kushtuar 2000-6000 dollarë, tha shefi i IOM-it për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell albinfo.ch.
Në gjithë botën numri i refugjatëve është në rritje, dhe në bazë të raporteve të Kombeve të Bashkuara, në nivelin më të lartë që është regjistruar ndonjëherë.
Luftërat dhe varfëria ka të ngjarë të çojë në vitin 2015 më shumë se 60 milionë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre, njofton UNHCR.
Shifrat e publikuara sot nga organizata me qendër në Gjenevë tregojnë se 1 milion e pesë mijë e 504 emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme kanë hyrë në kontinentin e Evropës nga toka dhe deti, katër herë më shumë sesa në vitin 2014.
Refugjatët kanë vërshuar në Greqi, Bullgari, Itali, Spanjë, Maltë dhe Qipro gjatë vitit 2015 dhe shumica e tyre, mbi 800 mijë, kanë mbërritur nga deti në Greqi. Rreth 3 mijë e 600 kanë vdekur ose janë zhdukur, në përpjekje për të përshkuar rrugën e vështirë në Detin e Mesdheut nga Afrika e Veriut në Itali.
Organizata e Migrimit thotë se më pak se 35 mijë emigrantë, ose rreth tre për qind kanë shkuar nga toka në Greqi dhe Bullgari nga Turqia.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













