Lajme
Sllovenët votuan kundër martesave të të njëjtës gjini
Shumica e sllovenëve votuan kundër martesës së homoseksualëve, sipas rezultateve paraprake jozyrtare të referendumit të mbajtur të dielën në Slloveni.
Nga pothuajse gjysma e votave të numëruara, 62% e qytetarëve votuan kundër, ndërsa 38% kanë votuar për.
Ligjërisht vetëm 20% e votuesve duhet të votojnë kundër ligjit për martesat e homoseksualëve që të refuzohet.
Sllovenët janë deklaruar nëse martesa mund të përkufizohet si një bashkim i dy njerëzve apo bashkim mes një burri dhe një gruaje, çifteve homoseksuale t’u jepet e drejta për të adoptuar fëmijë.
Parlamenti slloven në mars kaloi një ligj, ku përkufizohet martesa në “bashkësi e dy personave” në vend të “bashkimit mes një burri dhe një gruaje” dhe çifteve homoseksualçsh u është dhënë e drejta si heteroseksualët të adoptojnë fëmijë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












