Lajme
Opozita ka protestuar edhe në Prizren
Manifestimi protestues i radhës që ka mbajtur sot opozita e bashkuar në Prizren ka përfunduari qetë dhe pa incidente. Sipas policisë së Kosovës të pranishëm në Protestë kanë qenë disa qindra qytetarë, bën të ditur klan Kosova.
Pas fjalimeve të mbajtura nga përfaqësuesit lokalë të partive opozitare, protestuesve iu drejtuan liderët e partive opozitare, përveç kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që gjendet në udhëtim.
Anëtari i Nismës që vjen nga Prizreni, Zafir Berisha në fjalën e vet, Thaçin e Mustafën i ka quajtur mbeturina dhe ka thënë se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë Qeveri.
Opozita ftoi qytetarët që në numër sa më të madh të marrin pjesë në protestën gjithëpopullore në Prishtinë, që do të mbahet më nëntë janar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













