Lajme
Politikani shqiptar nga Maqedonia dyshohet për tregti me 100 kg heroinë
Arrestimi kishte bërë jehonë të madhe pasi që njëri ndër dy të akuzuarit, në vitin 2011 kishte kandiduar për deputet në Parlamentin e Maqedonisë

Para katër vitesh ai kishte kandiduar për t`u zgjedhur deputet nga diaspora në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa nga janari i këtij viti shqiptari nga Maqedonia ndodhet në burg për tregti droge, në Zvicër, shkruan nzz.ch.
Në janar të vitit 2015, Ministria e Brendshme e Maqedonisë kishte informuar se kishte arrestuar dy persona të cilët kishin kontrabanduar në Zvicër sasi të mëdha heroine dhe përveç kësaj, po dyshoheshin për pastrim parash.
Aksioni i arrestimit kishte bërë jehonë të madhe në mediet maqedonase dhe shqiptare. Kjo për faktin se njëri ndër të akuzuarit, në vitin 2011 kishte kandiduar për deputet në Parlamentin e Maqedonisë. Nga ana tjetër, në Zvicër ky rast nuk kishte rënë shumë në sy edhe pse bëhej fjalë pë njërin ndër rastet më të mëdha të tregtisë me drogë, të shënuar viteve të fundit në gjithë Zvicrën, thuhet tutje në artikullin e nzz.ch.
Të dy të të dyshuarit, njëri prej të cilëve me shtetësi të Zvicrës, kishin vepruar në regjionin e Cyrihut. Policia zvicerane i kishte ndjekur ata për një kohë të gjatë, pasi që i konsideronte si personat kryesorë të tregut të drogës në vend, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse gjatë hetimeve ishin konfiskuar 100 kilogramë herorinë, dëshmitë e gjetura nuk mjaftonin për ngritjen e akuzës. Ndërkaq, koordinimi me policinë maqedonase, gjatë vitit 2014 kishte dhënë rezutate. Me rastin e arestimit të dy personave qenë konfiskuar rreth 25 kilogramë heroinë dhe 60.000 franga. Ndërsa me rastin e bastisjes së një agjencie te udhëtimeve në Gostivar, policia kishte gjetur edhe shënime për shuma të mëdha parash, të cilat përmes transferit të parave dhe përes korrierëve ishin dërguar nga Zvicra në Maqedoni.
Prokuroria Shtetërore e Cyrihut ka konfirmuar se ndaj dy personave është duke u zhvilluar procedurë për pastrim parash dhe tregti me narkotikë, përcjell albinfo.ch. Sipas prokurorit Christian Meier, procedura kundër politikanit nddhet në fazën para përfundimit. Për shkaqe procedurale, nuk janë dhënë më shumë hollësi dhe për dy personat vazhdon të vlejë prezumimi i pafajësisë.
Ndërsa siç ishte deklaruar nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, njëri nga dy të akuzuarit është vëllai i një tregtari me drogë nga Maqedonia, i cili para 20 vitesh ishte kapur në Zvicër me 300 kilogramë heroinë.
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim