Lajme
Mali i Zi i gatshëm për rishikimin e kufirit me Kosovën
“Nëse ka dyshime se është bërë ndonjë gabim për kufirin, jemi të gatshëm të marrim parasysh këtë, pasi nuk dëshirojmë mosmarrëveshje me fqinjët”, thuhet në qëndrimin e Podgoricës
Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malin e Zi, që u bë shkas për përplasje politike në Kosovë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, ka shqetësuar edhe Qeverinë e Malit të Zi. Podgorica zyrtare thotë se kufiri me Kosovën është në harmoni me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë të vitit 1974.
Megjithatë, Qeveria e kryeministrit Milo Gjykanoviq, shprehet i gatshëm për të rishikuar edhe një herë vijën nëse ka vërejtje.
Sipas një komunikate lëshuar nga Qeveria në Podgoricë, thuhet se qëndrimi i kësaj qeveria vjen pas kërkesave të disa mediave vendore dhe të huaja lidhur me refleksionet politike në Kosovë lidhur me kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës,
“Qeveria e Malit të Zi, Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun informon opinionin se, ne mospajtimet në Prishtinë në lidhje me marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, i konsiderojmë çështje të brendshme të Kosovës”, thuhet në reagim.
Qeveria e malit të Zi thotë se e mbron qëndrimin se Marrëveshja zyrtarisht konfirmon kufijtë administrativë në pajtim me Kushtetutën e ish- Federatës Jugosllave të vitit 1974.
“Nëse ka dyshime se nuk është kështu dhe është bërë ndonjë gabim, ne jemi të gatshëm të marrim parasysh këtë pasi nuk dëshirojmë mosmarrëveshje me fqinjët tanë, duke i pasur parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore të Malit të Zi”, thuhet në reagimin e lëshuar nga kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili thotë se këtë mesazh ia ka përcjell kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës.
Ndryshe më 26 gusht zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ai i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni nënshkruan në Vjenë marrëveshjet me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit. Kjo marrëveshje e cila akoma nuk është ratifikuar në Kuvend, irritoi opozitën, e cila po vazhdon me bllokim seancash.
Sipas partive opozitare, me këtë marrëveshje Kosova po i humbë rreth 12 mijë hektarë tokë. Tani pasi kjo u bë problem i madh që çoi edhe në arrestimin e shtatë deputetëve opozitarë, Qeveria në Prishtinë pranoi që për këtë çështje të krijohet një komision ndërkombëtar i arbitrazhit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












