Sport
99 gola nga Besart Berisha
Sulmuesit shqiptar, Besart Berisha po vazhdon me rekorde në kampionatin australian, derisa ka regjistruar golin numër 99. Në ndeshjen e fundit ai shënoi një gol dhe bëri një asistim të jashtëzakonshëm
Sulmuesi prishtinas, Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në Kampionatin australian. Ai është bërë i pandalshëm për skuadrat kundërshtare, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e tij, Melboune Victory shënoi fitore ndaj Perth Glory me rezultat 4:1, ku Berisha ishte protagonisti kryesor.
Ai shënoi një gol të bukur me kokë, derisa më pas ka bërë një asistim të jashtëzakonshëm. Ky asistim po cilësohet si njëri ndër më të mirët e vitit.
Goli i Berishës ishte i 99-të në kampionatin australian dhe sulmuesi nga Prishtina po vazhdon me rekorde në Australi.
Ai është shprehur i lumtur për fitoren e fundit. “Sot e kemi merituar të fitojmë. Duhet të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme dhe të mos dorëzohemi asnjëherë”, deklaroi ai.
Berisha është në formë të mirë para debutimit me Kosovën kundër Islandës më 24 shkurt.
https://www.youtube.com/watch?v=4NN3Im6jd3o
https://www.youtube.com/watch?v=lZiSf7zaY7E
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










