Lajme
200 vende të reja të punës në Prishtinë
Kompania “Teleperformance” këtë vit pritet të hapë 200 vende të reja të punës, derisa vitin e ardhshëm ky numër pritet të dyfishohet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se me ndihmën e kompanisë “Teleperformance” do të hapen 200 vende të reja të punës, kurse vitin e ardhshëm ky numër do të jetë dyfish më i madh, raporton albinfo.ch.
“Teleperformance” e ka kontraktuar klientin e parë, që është “SKY Germany”, që njihet si kompania më e njohur në Gjermani për ofrimin e shërbimeve televizive. “Sivjet do të rekrutohen minimum 200 punëtorë, të cilët duhet të jenë të kualifikuar dhe ta dinë gjuhën gjermane. Kurse, vitin e ardhshëm, minimum edhe 400 punëtorë të tjerë”, është shprehur kryetari Ahmeti.
Ai ka shtuar se “Teleperformance” operon në 72 vende të botës dhe ne po bëhemi vendi i 73-të.
Ndërkohë, drejtori i operatives i kompanisë “Teleperformance Germany”, Michael Ridder është shprehur se Prishtinën e kanë parë si një vend ideal për të investuar.
Interesimi ka filluar menjëherë dhe të interesuarit duhet të paraqiten në kompaninë “HumanPower” e cila do të bëjë rekrutimin e punëtorëve.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











