Lajme
2 milionë franga zvicerane janë vjedhur në një bankë në Shkup
Dy milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro janë vënë në një qese dhe pa u vërejtur janë nxjerrë jashtë nga banka NLB në Shkup.
Mediat në Maqedoni raportojnë se është hera e tretë dhe sasia më e madhe që një bankier maqedonas brenda një jave në mënyrë të përsëritur ka plaçkitur bankën. Ai filloi mes 6 prillit, kur ishte i ngarkuar me detyrën. Sasinë e madhe të parave e ka dërguar me aeroplan, raportojnë mediat në Shkup. I dyshuari për vjedhje, dyzetvjeçari me iniciale B.S., i punësuar në bankën NLB në Shkup, ende nuk i ka treguar policisë se ku gjenden paratë, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar ndjekjen penale për vjedhje, ndërkaq i është shqiptuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Ai është arrestuar rreth dy orë pas vjedhjes dhe është marrë në pyetje. Ai nuk ka dashur të tregojë se ku janë paratë. Ende nuk është e qartë se si ka arritur që pa e vërejtur askush të dalë me qese të madhe me para nga banka, shkruajnë mediat në Shkup. Pas vjedhjes, drejtori i përgjithshëm ka porositur që klientët të mos shqetësohen, pasi që paratë e tyre janë të sigurta.
Por, tani për tani nuk ka asnjë përgjigje se si miliona para në të gatshme të dërgohen me aeroplan dhe nuk dihet në cilin drejtim kanë fluturuar paratë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












