Lajme
10 të vdekur në pistat e skijimit në Austri e Zvicër nga orteqet

Nga përkeqësimi i motit dhe temperaturt e ulëta, të cilat kanë kapluar Evropën, raportohet se 10 persona kanë vdekur si pasojë e disa ortekëve në malet austriake dhe ato zvicerane përgjatë fundjavës.
Në mesin e të vdekurve në pistat e skijimit raportohet të ketë turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania.
Ndërkohë autoritetet austriake kanë aktivizuar nivelin e katërt të ortekëve, i dyti për nga rreziku, pas reshjeve intensive dhe erës në disa zona. Ky nivel nënkupton se mund të krijohen ortekë shumë të mëdhenj.
Në anën tjetër, skijatorëve të papërvojë u është bërë thirrje të qëndrojnë në amdiente të hapura derisa atyre me përvojë u është thënë të qëndrojnë larg terreneve të pjerrëta.
Me gjithë këtë situatë, në perëndim të Austrisë raportohet se pistat janë të mbushura me pushues.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor