Kuriozitete
148-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës
Politikani, kleriku, shkrimtari Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871.
Që 6 vjeç e dërguan në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880 vazhdoi studimet në Kolegjin Françeskan në Troshan, ku mbaroi dhe shkollën e mesme. Ai ishte nxënës i poetit arbëresh Leonardo De Martino.
Më 1886 vazhdon studimet për filozofi dhe teologji në Bosnjë. Më 1893 u kthye në Shqipëri dhe më 1984 filloi punën si profesor i gjuhës shqipe në Seminarin e Troshanit.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atij viti ai bëhet bashkëthemelues dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti Preng Doçi.
Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës Françeskane në Shkodër.
Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”, ku u zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Më tetor 1913 Fishta themeloi revistën “Hylli i dritës” dhe ishte drejtor i saj. Më 1916 botoi revistën “Posta e Shqypnisë”. Po më 1916-tën së bashku me Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën, Mati Logorecin etj. themeluan Komisinë Letrare në Shkodër.
Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës në Parlamentin Shqiptar. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të Parlamentit zgjidhet Nënkryetar.
Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Ai nxjerr botimin e plotë të veprës së madhe “Lahuta e Malcis” (1937).
Fishta duke qenë njohës i latinishtes, greqishtes së vjetër, italishtes, frengjishtes, e gjuhëve slave. Veprimtaria e tij letrare, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, ku ai përdori 24 pseudonime. Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i dha dekoratën “Foenix”. Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












