Kosova
LDK dhe Nisma tërheqin komisionerët e votimit
Kjo tërheqje ka ndodhur, pasi aty ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate i kanë tërhequr komisionerët e tyre nga Qendra e Numërimit të Votave.
Kjo tërheqje ka ndodhur, pasi aty ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia, të cilat nga këto dy parti po konsiderohen të paligjshme. Gjatë numërimit të këtyre votave, komisionerët janë duke përdorur dorëza, raporton KosovaPress.
“Jemi këtu pranë QNR, jemi këtu për faktin në këto momente sipas informacioneve që kemi po tentohet të fillojë numërimi i votave të jashtëligjshme që kanë ardhur nga Serbia dhe të cilat janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor i cili precizon qartë modalitetet se si duhet zhvilluar procedurat për votimin me postë”, ka thënë Skënder Reçica, kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AKR-Nisma-PD.
“Ne jemi këtu sonte për të tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit NISMA-AKR për faktin se nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e një procesi i cili po tenton të fillojë për numërimin e votave të cilat konsiderohen dhe janë të jashtëligjshme, të cilat kanë ardhur në rrugë ilegale, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor në vend. Ne bëjmë ftesë KQZ-së që menjëherë të ushtrojë mandatin kushtetues, të merr vendim dhe të ndërpres këtë proces ky proces i numërimit të votave të paligjshme dëmton vullnetin e e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës të cilët kanë votuar për koalicionin NISMA-AKR”, ka thënë Reçica në një konferencë për media.
Ndryshe sot tërë ditën pjesëtarë të koalicionit kanë bërë thirrje që të mos numërohen votat e ardhura nga Serbia. Po ashtu aludojnë se kanë kaluar pragun zgjedhor percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











