Futboll
“Xhaka, kapiteni më i mirë ndonjëherë”
“Do të thosha Granit Xhaka. Për mua, është kapiteni më i mirë që kam pasur ndonjëherë në karrierë”, u shpreh Enzo Le Fee
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka po vazhdon të lë gjurmë në aventurën e tij te Sunderland, me francezin Enzo Le Fee që e ka cilësuar ish-lojtarin e Arsenalit si “kapitenin më të mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time”.
Le Fee, një nga 15 afrimet e verës te Sunderland pas inkuadrimit në Ligën Premier, ka zbuluar se prezenca e Xhakës ka ndryshuar ndjeshëm atmosferën dhe mentalitetin brenda skuadrës.
Në një intervistë për “Stadium Astro”, mesfushori u shpreh pa hezitim, transmeton albinfo.ch.
“Do të thosha Granit Xhaka. Për mua, është kapiteni më i mirë që kam pasur ndonjëherë në karrierë. Është një lojtar fantastik, por edhe një njeri i madh. Ai kujdeset për të gjithë, përpiqet të krijojë ambientin më të mirë të mundshëm dhe ka ndryshuar shumë gjëra këtu në Sunderland”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











